Lulzim Basha premtoi gjatë një takimi që ka zhvilluar me disa gra një ditë më parë, se nëse bëhet kryeministër, do të kthejë të rinjtë shqiptarë që janë larguar ndër vite për “faj të Edi Ramës”.
“Ne do të bëjmë gjithçka që jo vetëm të rinjtë shqiptarë të mund të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, por edhe ata që janë larguar të kthehen dhe të nisin një jetë të re pranë familjeve të tyre”, tha Basha.
Se si do ta bëjë këtë gjë, nuk e shpjegoi. Por, e marrim të mirëqenë se e ka seriozisht këtë premtim.
Puna është, si do ta bindësh një të ri që ka shkuar në Perëndim, të kthehet sërish në Shqipërinë e Lulzim Bashës.
Është në gjendje ai, nëse vjen në pushtet, fjala vjen të sigurojë pagesat që ata marrin andej, një mijë, dy mijë, tre mijë e kusur euro?
Apo të sigurojë një konkurrim të ndershëm në administratë, e cila sa herë ndërrohet pushteti, “pushtohet” nga çeta e militantëve?
Apo të sigurojë se ata do të kenë infrastrukturën, shëndetësinë, drejtësinë, rendin, qetësinë, parqet etj etj, që ata i gëzojnë në Perëndim, dhe do të zhduket korrupsioni, pandëshkueshmëria e të gjitha këto të tjerat?
Natyrisht që këto pyetje nuk kanë nevojë për përgjigje, se përgjigjen Lulzim Basha e ka dhënë me shembullin e vet personal.
Ai është i vetmi politikan, që flet për varfërinë e qytetarëve, ndërsa vetë shkon e jeton nëpër vila. Dhe jo në një e dy, po në katër të tilla.
Ai është i vetmi politikan që flet për drejtësinë, por vetë kur i është dashur të përballet me të, i është fshehur me procedura.
Ai është i vetmi politikan që flet për konkurrencë, por vetë ka hyrë në politikë pa asnjë meritë, duke qenë thjesht shoku i vajzës së kryetarit. Dhe meqë jemi tek të rinjtë, shihni shembullin si u soll me të rinjtë e PD-së, kur caktoi listën e kandidatëve për deputetë në 2017-n: Zgjodhi Ervin Salianjin që humbi garën për kreun e FRPD-së dhe la jashtë atë që fitoi, Belind Këlliçin.
Ai është i vetmi politikan që flet për zgjedhje të ndershme, por vetë ka vjedhur dhe manipuluar çdo zgjedhje brenda partisë.
Për të mos përmendur, që është i vetmi i ri në politikën shqiptare që ka hyrë me 1 mln euro pasuri, pa dhënë kurrë shpjegime të qarta se ku i gjeti ato.
Ndaj, thjesht është i pabesueshëm, si “shpresa e të rinjve”. Sidomos pastaj, nëse i shton edhe faktin, se ai po iu kërkon atyre të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që në krah ka pikërisht ata prej të cilëve shumë prej tyre u larguan.
Hajde e thuaj një njeriu normal tani, që të kthehet në Shqipëri, kur alternativa e ardhshme qeverisëse në vend të Ramës, është sërish Berisha, Meta, Kryemadhi, Mediu, Ndoka e me radhë.
Ndoshta mund t’i gënjente me çunin e Fahriut, si i “shkolluar” jashtë, por dhe atë e përzuri!
Zoteri , ky shkrim s'eshte analize . Eshte nje thirrie disi e kamufluar , qe te mos kete rotacion ne pushtet . Ti dhe te tjeret si ti , mundet te keni te drejte te mos kete rotacion pushteti , sepse e keni gjetur shkelqyer veten atje ku jeni , si per ekonomi edhe per te gjitha te drejtat civile e ligjore . Por problemi eshte per gjithe popullin , i cili juve ju duhet vetem per te shitur shkrimet dhe mendesine tuaj . Pse populli ju duhet vetem tju sherbeje , kurse ju nukse shkruani asgje per hallet e shumta qe ka ky popull ??.. Si ka mundesi te propagandoni qe gjendia ne shqiperi , te ngelet kjo qe eshte , duke mashtruar popullin me hamendesira . Kur s'beni dot --apo s'doni te beni -- mire , pse jeni kaq te gatshem qe popullit ti beni keq !!??..Ne qenkemi te detyruar te presim te keqen ,nga njerezit tane !!..
PërgjigjuSe do jetoj ne 4 vila e dy apartmente si Basha
PërgjigjuKetheni femijet e familjet tuaja te jeni te besueshme. Ndryshe eshte genjeshter elektorale.
PërgjigjuShume analize e sakte. Keta qe predikojnë"kthimin ne atdhe" te te rinjve qe jetojne jashtme Shqiperisë (që eshte gje e mire),pse nuk japin shembullin te paret?? Pse i mbajnë femijet ne Hollande,Angli e kudo ne botë,e nuk i sjellin ketu,siç prapagandojne.
PërgjigjuTe kthehen per t'i ber freski Lulit.Na tazohet stomaku kur i shikojme neper TV,duhet qe t'i durojme edhe t'na komandojme?...,si nuk i'u vjen turp nga vetja,kur flasin broçkulla neper TV.Mjeranev.....,i'u duket vetja e zgjuar....
PërgjigjuCa' turpi cer thu merr taj,po ka turp krimineli keni lajthit dhe ju kur shkruani