Kapiteni kroat, Luka Modriç

Përse duhen simpatizuar kroatët e këtij botërori?

16 Korrik 2018, 07:55| Përditesimi: 16 Korrik 2018, 07:57

  • Share

Ishte vetëm një ndeshje futbolli, dhe padyshim respektin e meriton ai që luan më mirë, i cili jo gjithmonë fiton. Ky ishte edhe rasti i Kroacisë. Unë në fakt, doja të fitonte Kroacia, jo sepse mendoj që kemi të njëjtin gjak ilir, por sepse e adhuroj si skuadër, për karakterin e fortë dhe vullnetin që tregojnë.

Po, adhuroj edhe forcën e atij populli, jo vetëm në fushë, por për atë që kanë bërë në vendin e tyre, duke shkuar në majat e standarteve europiane vetëm 25 vjet pasi fituan pavarësinë. Ata sot thjeshtë i dhanë një tjetër dimenson kombit të tyre energjik. Tifollëku i presidentes, ishte një vlerë më vete, një sjellje e mrekullueshme, e aspak një teatër i pështirë politik në kurriz të sportistëve.

Përkundrazi, nuk ndjej asnjë lloj simpatie për francezët që francezë kanë tashmë vetë 4-5 lojtarë dhe presidentin. Një popull që sot po feston trofeun falë lojtarëve emigranë, por që bartin mes tyre shumë rracizëm e përbuzje për të huajt.

E di që këto s'kanë lidhje me futbollin, por janë argumenta për të prodhuar simpati apo antipasti.

Komento

Komente

  • Tifozi kuqezi: 17/07/2018 17:06

    Kroatet e fituan boterorin qe kur hodhen nokdaun Rusine e Cercesovit dhe Putinit

    Përgjigju
  • Kiriki: 17/07/2018 12:05

    O kikia.dhe une me kroacine isha,por se pari lojen e kontrolloj Franca résultati4-1 e tregon kete,sepse goli i dyte i lloris eshte per estrade dhe croatet jane slave dhe jo ilire,kaq duhej ta dije

    Përgjigju
  • LORA: 16/07/2018 14:32

    Per mua, futbolli burreror dhe i paperkulur i Kombetares Kroate do te mbetet emblematik,,,,dhe nga i cili ne shqiptaret kemi shume c'te mesojme. Nuk e vleresoj fitoren me dhjakslleqe te francezeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?