Idriz Zeqiraj

Opinion

Përse kamikazi i Albin Kurtit që fyen Shqipërinë po vjen ambasador i Kosovës në Tiranë ?

1 Shtator 2021, 15:36| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 15:40

  • Share

Idriz Zeqiraj është përzgjedhur nga qeveria e Albin Kurtit për të qënë Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ama ajo që e lidh këtë personazh me shtetin shqiptar, me sa duket nuk është dashuria vëllazërore, por një urrejtje politike e pazakontë ndaj shqiptarëve dhe kryeministrit Edi Rama në veçanti. Në shkrimet e shumta të tij, Shqipëria, vendi ku ai pritet të shërbejë si diplomat, konsiderohet shtet bashkëpunëtor i kriminelëve serbë në kurriz të Kosovës. “E gjithë kjo kronologji e zezë, tejet domethënëse, të goditjeve, në vijimësi, të dhënë Kosovës, nga shteti amë, së fundi, na japin produktin – monstrumin Rama, për t`u mos u ndërprerë tradita e bashkëpunimit me shtetin armik, Serbinë, gjithnjë, në dëm të Kosovës”, deklaron Zeqiraj në media.

Madje Zeqiraj, teksa komenton nismën Ballkani i Hapur, del në përfundimin se kjo nismë e integrimit ekonomik rajonal i shërben fuqizimit të Presidentit Serb Aleksandër Vucic me ndihmën e Edi Ramës. Idrizaj i cili sulmon Shqipërinë me një mllef të papërmbajtshëm, pasi akuzon Shqipërinë për plane të errëta ndaj Kosovës, bën edhe ekspertin e punëve të brendshme të shtetit shqiptar duke përdorur epitete fyese mbi kryeministrin  Rama.“Kryeministri Rama, është i paparashikueshëm në shumë veprime të tij. I guximshëm ka qenë në shkatërrimin e tërësishëm të procesit zgjedhor të sivjem, për ta grabitur, paligjshëm dhe turpshëm, mandatin e tretë skandaloz dhe hiç meritor. Projekti Rama-Vuçiq, për “Ballkanin e hapur”, i refuzuar dhe i anatemuar, nga shumica absolute e shqiptarëve, ka pykuar marrëdhënie normale Kosovë-Shqipëri”, shkruan ai.

Pra është e qartë se me sulmet e tij mbi Shqipërinë, Zeqiraj në fakt i ka shërbyer një sulmi politik kundër shqiptarëve, i ushqyer në mënyrë të pandershme e dinake nga Albin Kurti. Por ajo që sot mbetet hipokrite dhe e pamoralshme nga ana e qeverisë Kurti në raport me shqiptarët është se si një ushtar politik i tij, zgjidhet të jetë shërbëtor publik i administratës së Kosovës. E për më tepër, se si një komentatori politik të reshtuar anshëm në debate përçarëse, sikurse Zeqiraj, i lihen në dorë marrëdhëniet me shtetin më pranë Kosovës, Shqipërinë.

Komento

Komente

  • Diplomat non grata: 01/09/2021 14:33

    Presidenti nuk duhet te pranoje kredencialet e ketoj ambasadori percares!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?