Foto ilustruese

Përse ndalimi i koalicioneve parazgjedhore pengon tjetërsimin dhe trafikimin e votës?

11 Korrik 2020, 19:02| Përditesimi: 11 Korrik 2020, 19:05

  • Share

Në 24 orët e fundit, reforma zgjedhore është kthyer befas në temën më të nxehtë të politikës shqiptare.

Pas një dalje publike të Kryeministrit Rama, i cili u shpreh në parim pro listave të hapura dhe pro rivlerësimit të modelit të koalicioneve, kryetari i PD, Lulzim Basha kundërshtoi publikisht të dy këto ide.

Sot, Rudina Hajdari publikisht akuzoi Bashën, duke publikuar një video të vitit 2017, ku ai zotohej për të realizuar pikërisht ato që tani i ofrohen dhe që tashmë i kundërshton vetë.

Po përtej debatit politik, çfarë avantazhesh ka për Shqipërinë ndalimi i koalicioneve parazgjedhore?

Le të marrim si shembull zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017. Në të parat, kandiduan 66 parti dhe në të dytat 18 të tilla. Numri njohu një rënie drastike në 2017 pasi pranimi “in extremis” i opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje solli pamundësinë e formimit të koalicioneve të gjera si më parë.

Në të dy këto palë zgjedhje, janë vetëm 4 parti në total që kanë arritur të marrin secila më shumë se 1% të votave (poshtë pragut të 3%).

Megjithatë, parti si Partia e Pajtimit Kombëtar, e cila mori vetëm 4 vota dhe Partia e Unitetit Kombëtar me 6 vota, aleatë të PS, apo Partia Konservatore me 5 vota apo Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, me 6 vota në aleancën e PD, japin vota për koalicionin duke ndihmuar të zgjedhin deputetë për partitë e mëdha.

Nuk ka asnjë shembull në gjithë botën e zhvilluar, ku një parti që nuk merr dot as votat e plota të familjes së kryetarit, të arrijë të bëhet potencialisht faktor në zgjedhje.

Po çfarë ndodh me një parti tjetër, që gëzon një farë popullaritet jo vetëm simbolik në një zonë të caktuar.

Ekzistojne dy mundesi. Me sistemin aktual, nëse kjo parti merr 300 vota, por për të nxjerrë një deputet duhen 1 mijë të tilla, pothuajse gjithmonë këto vota i bashkangjiten votave të partisë së madhe të koalicionit, që merr një deputet më shumë.

Në rastet e rralla kur partneri i vogël i koalicionit fiton një deputet, përsëri votat tepër që nuk bëjnë një deputet të dytë i merr i madhi, por në praktikë, partia e vogël e koalicionit arrin të zgjedhë shpesh një deputet pa bërë votat, duke i shkuar shtesat e të vegjëlve të tjerë dhe fitot e të madhit.

Sidoqoftë, në çdo rast kemi të bëjmë me një tjetërsim të vullnetit të votuesit.
Për të zgjidhur këtë problem, partitë e vogla që gëzojnë një popullaritet të caktuar kërkojnë që kandidatë të tyre të përfshihen në lista të sigurta të partisë së madhe, diçka që është kthyer në zakon.

Kjo sjell 3 probleme kryesore.
1. Përse votuesi i partisë së madhe hedh votën që të zgjidhet deputet anëtari i një partie tjetër që ai nuk mbështet?
2. Përse votuesi i një partie të vogël sheh votën e tij të “trafikuar” tek një parti që ai nuk mbështet.
3. Përse në Shqipëri duhet të kemi kaq shumë parti, që askush nuk i njeh dhe që ekzistojnë vetëm me idenë kap çtë kapësh.

Çfarë të mire sjell eliminimi i koalicioneve parazgjedhore?
Së pari, çdo parti konkurron me votat, idetë dhe kandidatët e saj. Së dyti, krijohet një prag real, si në çdo vend demokratik, mbi të cilin përfaqësohesh. Së treti, nxjerr nga tregu partitë “fantazmë”.
Argumenti se nga ky sistem mund të përfitonte më shumë PS apo PD, është në thelb i pavërtetë. PS do të marrë votat e saj, ashtu sikur edhe PD. Kush del i pari, nëse nuk ka shumicën kërkon koalicione. Nëse nuk bind asnjë, i dyti me të tretin bëjnë qeverinë bashkë.
Pa dyshim, asnjë mënyrë nuk është perfekte. Por, të paktën kjo është shumë herë më e ndershme, se sa një parti të fitojë deputetë duke shtuar nga 6 vota këtu, 13 atje dhe 25 diku tjetër, që vijnë nga parti që askush nuk i ka dëgjuar, e që nuk kanë asnjë lloj programi elektoral.

Komento

Komente

  • alfa: 12/07/2020 04:21

    Per mendimin tim ajo parti qe fiton zgjedhjet duhet te drejtoje vendin,qofte kjo edhe me 1 deputet me shume se partia e vendit te 2 deri ne zgjedhjet e ardheshme .Pse e theme kete:marrim per shembull: partia 1=50 deputete,partia 2=48 dhe partia 3=23 deputete dhe partia e 4=19 deputete.Athere me kete logjike fituese e vertete e zgjedhjeve eshte partia e 3.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?