Temperaturat e larta do të jenë prezente deri në mesin e javës tjetër dhe pritet të arrijnë deri në vlerat 40 gradë.Ndaj gjatë kësaj kohe ne shikojmë si një zgjidhje kondicionerin ose freskuesen.
Por këtu mund të gabojmë, sepse ekspertëve këshillohet që njerëzit të fikin freskueset gjatë natës për të përmirësuar gjumin dhe shëndetin.
Cilat janë katër ndikimet negative nga përdorimi i freskueses gjatë natës?
Shkakton ngurtësim të qafës ose dhimbje të muskujve
Kjo për shkak se ajri i ftohtë i përqendruar mund t'i bëjë muskujt tuaj të tensionuar, duke ju shkaktuar edhe më shumë dhimbje.
Mund të shkaktojë alergji dhe astmë
Natyrisht, kur freskuesja është e ndezur, ajo qarkullon ajrin nëpër dhomë. Si rrjedhojë mund të nxisë qakullimin e pluhurit, polenit dhe alergjenëve të tjerë.
Mund të shkaktojë mbingarkesë të ajrit
Nëse e mbani freskuesen të ndezur gjatë gjithë ditës, do të thajë ajrin për shkak të erës së tepërt.
Irritim i syve
Ajri i thatë gjithashtu mund të shkaktojë tharje të syve, gjë që mund të çojë në acarim. Kjo është edhe më e rëndësishme për ata që mbajnë lentet e kontaktit, sepse ato rrisin gjasat për tharje dhe acarime.