Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha

Përse nuk e mban unazën e martesës? Armina Mevlani zbulon arsyen që nuk ua priste mendja

22 Dhjetor 2022, 22:16| Përditesimi: 22 Dhjetor 2022, 22:17

  • Share

Teksa një pjesë e njerëzve nuk e heqin më kurrë unazën e martesë, ka të tjerë që nuk e mbajnë gjithmonë në gisht atë. Një prej tyre është edhe blogerja Armina Mevlani.

"Unë jam një njeri që kur laj duart duhet të heq unazën. Dhe një unazë e kam humbur. Për këtë arsye e vendos vetëm në momente kur iki diku, për një darkë, për kënaqësi, nuk e vendos çdo ditë."-u shpreh ajo në "Goca dhe Gra".

Armina dhe Shkëlzeni janë në krahët e njëri-tjetrit prej një dekade. Megjithatë, çifti vendosën të kurorëzojnë dashurinë në martesë vetëm në shtator të këtij viti në një dasmë që shkaktoi goxha bujë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?