Lulzim Basha

Opinion

Përse nuk fitoi PD-ja më 25 prill?

2 Tetor 2021, 09:09| Përditesimi: 2 Tetor 2021, 09:14

  • Share

Berisha ka rihapur debatin se përse PD-ja nuk i fitoi zgjedhjet e 25 prillit. Ky debat brenda saj ishte mbyllur shpejt e shpejt pas zgjedhjeve, me verdiktin e prerë “Edi Rama i vodhi zgjedhjet!”

Në fakt, për të kuptuar mirë përse PD-ja nuk fitoi më 25 prill, duhet zhvilluar një vrojtim rigoroz statistikor cep më cep të Shqipërisë, me intervista të gjata anonime të ballëpërballta. Në mungesë të një vrojtimi të tillë statistikor, një analizë sintetike mund të bëhet thjesht duke parë ecurinë e shpërndarjes së mandateve parlamentare nga 2005-sa deri më sot (shihni grafikun shoqërues).

Ardhja e PD-së në pushtet më 25 prill të këtij viti varej krejtësisht nga mandatet parlamentare që do të mund të siguronte LSI-ja. Vetë PD-ja dhe satelitët morën 59 mandate, nga 57 që kishte marrë koalicioni i saj më 2013 (i udhëhequr atëherë nga humbësi Berisha).

Në këto kushte, duhej që LSI-ja të siguronte më shumë se sa gjysma e mandateve të saj të katër vjetëve më parë, në mënyrë që PD-ja të kishte shans për të ardhur në pushtet (me ndihmën e LSI-së). Por LSI-ja arriti të marrë vetëm 4 mandate, nga 19 që siguroi para katër vjetësh…

Secili mandat që nuk arriti ta siguronte LSI-ja në qarqet Berat, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Korçë e Fier (në disa raste për një grusht votash), do të kishte pakësuar një mandat për PS-në në secilin qark. Ndërsa në Tiranë, një mandat më shumë për LSI-në do të kishte qenë një mandat më pak për PSD-në (në Tiranë LSI mori vetëm 2 mandate, nga 5 që siguroi më 2017).

Në fakt, edhe dikur më 2005, ardhja në pushtet e PD-së ishte mundësuar tërthorazi prej LSI-së. Kjo e fundit nuk u bë pjesë e qeverisë së djathtë atëherë, por përçarja e votës së majtë që ajo shkaktoi, i krjoi mundësinë koalicionit të PD-së të siguronte 74 mandate parlamentare (me vetëm 44% të votës popullore).

Ndërsa më 2009, ishin 4 mandatet "e florinjta" të LSI-së ato që i siguruan PD-së ndejtjen edhe katër vjet të tjera në pushtet. Do të duhej të ndodhte katër vjet më vonë rikthimi i LSI-së në koalicionin e saj natyral të majtë, që koalicioni i PD-së të zbriste në nivelin e 57 mandateve më 2013.

Shpërndarja e mandateve

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?