Kristina Tonaj, studentja që pyeti Vlahutin në Shkodër

Politikë

'Përse qeverisemi nga krimi?' Ja cila është studentja e Shkodrës që befasoi Vlahutin

7 Maj 2018, 18:12| Përditesimi: 7 Maj 2018, 18:20

  • Share

U konsiderua personazhi i ditës pasi në takimin mes studentëve dhe diplomateve të huaj pyeti drejtpërdrejtë ambasadoren e BE-se, Romana Vlahutin se përse udhëhiqemi nga bandat dhe krimi.

Fakti se studentja e juridikut po lexonte në letër pyetjen e cila i’u drejtua në gjuhën shqipe ambasadores u mor nga shumica si një emocion i të shprehurit në publik. Megjithatë rastësitë kanë pak vend në aktivitete publike.

Report tv ka mundur të identikojë studenten e cila rezulton të jetë Kristina Tonaj akiviste e FRPD dhe një ndër të rejat me aktive në tubimet e PD Shkodër madje dhe në protesta. Ngelet vetëm pyetja nese e reja bëri atë pyetje spontanisht apo ishte PD Shkodër përballë ambasadores.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin e nisi javën e Europës nga Shkodra, ku u takua edhe me studentët e Shkodrës.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?