Kryetari i PD-së Lulzim Basha

Opinion

Përse raporti i ODIHR-it nuk është alibi për Lulzim Bashën

28 Korrik 2021, 17:06| Përditesimi: 28 Korrik 2021, 17:10

  • Share

Siç ndodhi gjithmonë në traditën e zgjedhjeve shqiptare, raporti i arbitrit, pra ai i OSBE-ODIHR-it është lexuar sipas midesë së palëve.

Ndërkohë që misioni vëzhgues ka folur qartë, duke publikuar kontekstin e 25 prillit, problemet, e rekomandimet.

Mirëpo Lulzim Basha, deklaroi që sapo doli raporti, pa e lexuar mirë, që ai ishte prova, fija e barit që ai të kapej për të cilësuar “masakrën zgjedhore” që aq shumë i intereson atij, për të justifikuar humbjen e dytë radhazi në zgjedhjet parlamentare dhe të pestën gjithsej si kryetar i PD-së.

Dy nga problematikat më të rëndësishme që i mëshon raporti i zgjedhësve janë i ashtuquajturi “skandal i patronazhistëve”, pra sigurimi i databazës së votuesve shqiptarë, e më pas përdorimi i burimeve nga qeveria të administratës publike.

Padyshim që këto janë problematika tipike për një vend si i yni, ku ende administratën apo punonjësit e enteve publike nuk i ka të pavarur apo të depolitizuar.

Ky ka qenë problem në të shkuarën, ishte më 25 prill, e sipas gjasave do të jetë edhe për disa vite.

Vende të rëndësishme të Perëndimit, si Italia e Jugut apo Greqia, në raportet e ODIHR-it në zgjedhje, ngrenë shpesh problemin e punësimit për militantët, edhe pse administratën bazike këto dy vende e kanë totalisht të depolitizuar.

Nejse nuk është aspak justifikim dhe nuk është një sjellje demokratike, përdorimi i punësimeve për favor elektoral, apo edhe dnarja e legalizimeve përpara zgjedhjeve.

Megjithatë, nuk ka sesi kjo të jetë një alibi për Partinë Demokratike dhe opozitën në lidhje me 25 prillin.

E si një pasqyrë, ku mund të shikohet një kampion krejt i ndryshëm dhe një logjikë më e pastër e sjelljes së elektoratit shqiptar është bashkia Tiranë, kryeqyteti i vendit.

Në Tiranë, PS ka marrë 46 mijë e 563 vota, që i bie rreth 4 deputetë. Tirana bashki, ka edhe numrin më të vogël të legalizimeve apo edhe parave të shpërndara për pasojat e tërmetit.

Në 10 njësitë bashkiake të Tiranës ku nuk ka zona informale diferenca e PS-së me PD-në shkon në 3-5 mijë vota më shumë. Kjo diferencë nuk se është e re, por është konsistente në shumë zgjedhje të zhvilluara në Shqipëri, si lokale, apo të përgjithshme.

Pra thelbi i problemit të Lulzim Bashës është puro politik e elektoral dhe jo ai që shtron.

Nëse shikon bashkinë Kamëz, e cila tashmë që nga 30 qershori 2019 është në duart e PS-së, e ku ka pasur edhe kompensim për tërmetin, edhe proces të gjerë rindërtimi, por natyrisht ka vazhdimisht legalizime, vëren se nuk ka ndikuar fare elementi “klentelizëm” siç akuzon PD. Diferenca ndërmjet PD-së dhe PS-së është rreth 7 mijë vota. E nëse shikojnë pasqyrat e rezultateve që nga viti 2005, diferenca në Kamëz e Paskuqan është thuajse identike e palëvizshme.

Një logjikë politike që është fenomeni bazë politik në vend. Ku dy palët kanë elektoratin e tyre, e ku PS-ja e ka përgjithësisht më të madh se PD-ja. Në rastin kur PD ka fituar si në 2005 apo 2009, e ka bërë duke përçarë PS-në nëpërmjet LSI-së.

Pra thelbi i mos fitores së PD-së është se nuk ka arritur të marrë elektoratin urban që të votojë pro saj, pasi në territoret paraurbane dhe rurale ka fituar.

Mund të rrihet gjithë ditën të flitet për raportin e ODIHR-it por edhe për problemet që ka nxjerrë ai, është pozitive, por kur vjen koha për reformën zgjedhore, PD nuk merret me thelbin, por me listat e komisionet partiake, siç ndodhi më 5 qershor. E me këtë logjikë do të marrë gjithmonë votat e militantëve siç do të ndodhë me PS-në. E elektorati “gri” përgjithësisht nuk voton, ose zgjedh grupime apo emra të rinj, vota që shkojnë përgjithësisht jo për partitë e mëdha. E kjo është një tjetër dialektikë politike.

Shkaku i humbjes së PD-së më 25 prill është pastër politik, e nuk ka asnjë lidhje tjetër, alibia e ODIHR-it që po përdor Basha, është aq e vjetër sa nuk ka ngjitur as ditën e parë…

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ermali: 28/07/2021 17:19

    O Lulzim filloj lufta apo ska filluar akoma, na thuaj se na plake. Je humbesi me I mire ne Shqiperi, bravo Basha si Ju nuk mund te humbi asnje.

    Përgjigju
  • Zallot Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 28/07/2021 16:05

    O lyl o dyl po nuk e kupton ti që shumica e elektoratit nuk të shef dot me sy. Pse do thuash ti ? Po ti je mashtrus, gënjeshtar, hajdut, kriminel, gjumash, pa shkoll se sta kemi pa dipllomën. Pra me një fjal ti je një njeri i pa dëshirushëm prandaj hap krahun e lër vend për një kryetar me dinjitet e karakter që partia demokratike të fitoi o lul karalloi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?