Përse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Osmane?

30 Korrik 2023, 17:51| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 17:57

  • Share

Në vitin 1711, Pjetri i Madh i Rusisë i drejtoi popujve sllavë të Serbisë, Sllovenisë, Kroacisë, Maqedonisë, Bosnjes, Hercegovinës dhe Malit të Zi një thirrje për t`u bashkuar në një luftë të përbashkët kombëtare dhe fetare për çlirimin e të krishterëve ortodoksë dhe popujve sllavishtfolës nga “zgjedha e paganëve dhe otomanëve”.

Që nga kjo periudhë, mes Rusisë dhe Perandorisë Osmane do të fillojë një konflikt i pandërprerë në ciklonin e të cilit do të gjenden interesat dhe ekzistenca e mëtejshme e kombit shqiptar. Politika ruse kishte si qëllim kryesor, përveç krijimit të një shteti të përbashkët për të gjithë popujt sllavë, daljen në detin Mesdhe.

Kjo ëndërr do të bëhet ankthi i popujve gjermanikë dhe i Europës Perëndimore. Fantazma e perandorisë sllave do t`i mbajë të bashkuara për disa shekuj këto shtete. Ky është edhe shkaku kryesor që Fuqitë Europiane e ruajtën sundimin osman në Europë dhe e mbrojtën atë nga agresionet ruse.

Në këndvështrimin e diplomacisë dhe interesave gjeopolitike të këtyre shteteve, eleminimi i zotërimeve osmane nga Adriatiku në Stamboll do të shtronte për diskutim ndarjen e këtyre territoreve, duke shtruar në tavolinën e bisedimeve çështjen e daljes së sllavëve (Rusisë e Serbisë) në Mesdhe. Kjo statuskuo u arrit të ruhej deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, në vitin 1913.

Për këtë arsye, Anglia dhe Franca do të ishin dy nga mbështetëset dhe furnizueset kryesore të Perandorisë Osmane me armatim dhe mjete financiare në Luftën e Krimesë (1853-1856), luftë e cila mbaroi me fitoren e osmanëve kundër Rusisë dhe nënshkrimin e Traktatit të Parisit, i cili garantonte tërësinë territoriale të Perandorisë Osmane.

Edhe pas Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878, kur osmanët e humbën luftën , fuqitë europiane në Kongresin e Berlinit ruajtën epërsinë e zotërimeve osmane mbi një brez të territorit ballkanik, që shtrihej nga Stambolli në Adriatik (ku bënte pjesë Bosfori, Selaniku, Maqedonia dhe Shqipëria). Ndërsa Bosnje-Hercegovina u mor nën administrim nga Austro-Hungaria. Europa ishte e vendosur që të mos i lejonte asnjë shteti sllav që të kishte port në Mesdhe.

Kjo është arsyeja kryesore përse deri më 29 korrik 1913, kur Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi që të njihte de jure shtetin e pavarur shqipta, ne vazhduam të ishim pjesë e Perandorisë Osmane.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ura e thive: 31/07/2023 08:45

    Te tana kto qe shkruhen ne komente jan te verteta po nje gja nuk kam mujt me e kuptu kurre si ka munsi jena i vetmi popull ne bote qe e dona pushtuesin turk ala ne dit te sodit!

    Përgjigju
    • Mandi: 01/10/2023 10:52

      Ke te drejt! Mendoj se fakti qe nuk I kemi fqinj si Serbin Greqin M e Zi dhe Maqedonin nuk e shohim Turqin si rrezik direkt. Ne Turqi jetojn miliona me origjin nga trevat tona dhe kjo sikur ne krijon nje " garanzi ", ndoshta illusion. E treta ngase politika turke na ka trajtuar, per interesat e veta, ndryshe nga komshinjt. Edhe pse harrojm, ose me sakt sh nuk e din qe ata ķan kryer asimilim njesoj si greket e serbet te shqipfolsve. Doja te pyesja sa vite Perandoria e Romes, Papati dhe vatikani, gjithashtu dhe Venediku kan pasur ne zotrim kto territore e te tjera qe si kemi me. Prandaj ndoshta mendja jon ka ber nje seleksionim te till duke perzgjedhur te keqen me te larget.

  • Maks: 31/07/2023 06:57

    Fajin me te madh e kishim vete ne shqiptaret qe urrenim shqiptaret e fese ortodokse Edhe kur u be shqiperia pashallaret dhe dhe te pasurit shqiptar nuk luctuan per shtetin por luftuan per te mbrojt pasurit e tyre Nje fakt esht qe kur luftohej per mbrojtjen e Janines nuk u luftua per ta mbrojt por per ta shitur nga pashallaret Keshtu ne te keqen e kemi mes vetes son

    Përgjigju
    • Meri: 02/10/2023 18:20

      Bravo ketu ne Shqiperi (Osmalli)nuk mund te them ILIRI i kane uryer gjithmone shqiptaret ortodokse se jane puro shqiptare dhe jo bastarde te ardhur nga shkretetirat e Azise veriore me ne krye sultan Muratin

  • Iris: 31/07/2023 01:14

    U shkeputem te fundit se ishim te percare mes njeri-tjetrit per 100 arsye,se ishim te paarsimuar e nuk kishim besim tek vetvetja.

    Përgjigju
  • Mario: 30/07/2023 19:47

    lufterat ballkanike dhe statusi i popullesise laraman me dy emra nje zyrtar mysliman dhe tjetri i krishtere ne komunitet identifikon shqiptaret ne rregjsitrat e perandorise otomane ku ato qe refuzonin u deportuan me dhune ne Adana Turqi per tu islamizuar teresisht. Ky eshte shkaku i lufterave ballkanike nje aleance serbo turke kunder shqiptareve qe coi ne ate vendim ne Vjene per aneksimin e trevave shqiptare tashme te boshatisura ne shumice nga osmanet e mesuar nga Pjetri i madh

    Përgjigju
    • Turkoserbogrek armiqte e shqiperise: 30/07/2023 23:12

      Bravo aleanca turko serbe dhe shqiptareve qe jane popull legen ja hedhin fajin te huajve. Turqia na ka shkredheur dhe prap vazhdon lojen e dyfishte

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?