Kronikë

Zbardhet vendimi / Pse u la në burg Veliaj? Apeli i GJKKO: Është kryebashkiak në detyrë, ka fuqi të prishë hetimet! I hapet rrugë rekursit në Gjykatën e Lartë

8 Prill, 17:22| Përditesimi: 8 Prill, 19:16

  • Share

“Sa më i fuqishëm të jetë personi, aq më i madh konsiderohet potenciali për të minuar hetimin ose për të ushtruar trysni të papërshtatshme”. Me këtë përkufizim Gjykata e Posaçme e Apelit ka motivuar arsyet për mbajtjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në arrest në burg. Pra për gjykatën meqë Veliaj është kryebashkiak në detyrë është një arsye që të mbetet në burg.

Vendimi për Veliajn u mor më 13 mars, nga gjyqtari Engert Pëllumbi pas një seance maratonë 2 ditore, duke lënë të pandryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të 12 shkurt-it.

Sipas gjyqtarit, Veliaj, duke qenë se mban detyrën e kryetarit të Bashkisë “ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij, për të zhdukur apo deformuar përmbajtjen e dokumenteve të ndryshme që mund të shërbejnë si burime prove, si dhe për të ndikuar mbi dëshmitarë të ndryshëm, vartës ose jo”.

Gjyqtari është i mendimit se “Veliaj mund të arratiset apo edhe të bëhet përsëritës i veprave penale, të të njëjtit lloj me ato për të cilat po ai procedohet”.

Lidhur me dyshimet e arratisjes, ai shprehet se “mundësitë financiare të Veliajt vlerësohen në harmoni me lëvizjet e tij të shumta jashtë vendit, dhe ky rrezik konsiderohet eminent dhe në nivele të larta. Ky konkluzion nuk relativizohet as nga fakti që personi nën hetim është kryefamiljar dhe babai i një fëmije të mitur”, shton më tej gjyqtari.

Për gjyqtarin Pëllumbi, kryebashkiaku konsiderohet një “person me rrezikshmëri të lartë shoqërore”, dhe për këtë i referohet disa përgjime të sjellë nga Prokuroria e Posaçme, të bisedave të Veliajt me të afërmit e tij, nga telefoni i burgut. Sipas gjyqtarit, 2 veprat penale për të cilat ai dyshohet “korrupsion” dhe “pastrim të parave”, ndikojnë në vendimin e gjykatës, pasi “përbëjnë rrezikshmëri”.

Baza e vendimi janë argumentet të sjella nga Prokuroria e Posaçme, të përdorura edhe nga GJKKO e shkallës së parë dhe risjell të njëjtat fakte të pretenduara.

Zbardhja e vendimit nga Apeli i Posaçëm, hap menjëherë mundësinë për rekurs në Gjykatën e Lartë, rruga tjetër ku Veliaj duket se do të përpiqet të kërkojë lirinë.

Vetë Veliaj më herët i ka konsideruar absurde argumentet e Gjykatës. Duke i konsideruar një kurth, Veliaj ka ironizuar "provat e reja të SPAK" që sipas tij janë përgjime të telefonatave me familjarë nga paraburgimi, por theksoi se nuk ka asnjë sekret.

 

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ilir k: 08/04/2025 19:54

    Qenka cmendur dhe ky gjyqtar. Po berisha nuk ben rezikshmeri te larte per prishje provash... Populli t cohet ne kembe qe te protestoje, ska zgjidhje tjeter

    Përgjigju
  • Kasem Aga: 08/04/2025 19:29

    O Shqiptar a e keni par Engert Pēllumbin si e ka suratin ? ? ? Si anti kapak sta bēn zoti kot ashtu fytyrēn se ky ēshtē si nē fytyr dhe nē karakter tamam derr.

    Përgjigju
  • Vami: 08/04/2025 18:15

    Keto vendime do i kushtojne qyqetareve shqiptare. Te gjithe keta qe jane burgosur pa akuze do marrin demshperblim. Shpresoj qe parate tua marrin gjykatesve nga rroga. Eshte me qesharake permendja e Podenski kunder San Marino. Lexojeni o gazetar vendimin e gjykates Evropiane. Ndaj Podenski kishte akuze penale e formale si kryetar i nje organizate qe lante parate dhe u burgos se bashku me njerezit e vet. Nuk ishte kryetar bashkie por thjesht politikan. Erjon Velis duan ta hetojne per breket e Gruas dhe koncertet qe bente bashkia tek liqeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t'u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?