Persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist, pasardhësi: Enver Hoxha e ka varrin e tij, atyre s'u dihen as eshtrat

18 Shkurt 2020, 15:47| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 16:06

  • Share

Përndjekja edhe persekutimi i popullsisë çame gjatë regjimit komunist është tema që bëri bashkë në kuadër të Ditëve të Kujtesës familjarë edhe të afërm të individëve, që kanë vuajtur nën lëkurë padrejtësitë e atij sistemi. Drejtoresha për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, e konsideroi këtë takim të domosdoshëm, për t’i hapur rrugë edhe njohjes së kësaj faqeje të historisë për brezin e ri, që nuk i jepet mundësia as nëpërmjet kurrikulave shkollore.

“Gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë nuk duhet të harrohet, brezi i ri duhet të informohet ndaj kësaj padrejtësie edhe në tekstet shkollore duhet që të njihet edhe persekutimi i popullsisë çame para edhe gjatë komunizmit”.

Një nga dëshmitë më rrëngjethëse në këtë takim ishte, ai i Hektor Sejkos për internerarin e vuajtjeve të paraardhësve të tij, ku mes tyre edhe i ati, Taho Sejkos, që e la vetëm 14 vjeç.

“Është e vështirë që të flitet për atë që unë kam në mendje, drama jonë ka pas përmasa shumë të mëdha. Në 28 korrik të vitit 1960 arrestohet xhaxhai në Tiranë edhe në Shkodër babai im. Pas një viti bëhet gjyqi edhe vdekja e tij për 31 vjet është mbajt e fshehtë. S’kemi pas asnjë lloj informacioni, nga burime ët ndryshime, që dihet se ku ishte qendra na thuhej jetonte këtu, e jetonte atje. Këto ishin dy viktimat e para, që i hapën rrugë një grupi më të madh më pas... Vetëm një shtet përbindësh mund ta bëjë atë që kanë bërë ata, ndërsa një shtet normal nuk mund ta bëjë atë. Këta njerëz sot janë pa varre, Enver Hoxha e ka varrin e tij”.

Drejtor i Institutit të Studimeve për Çamërinë Ahmet Mehmeti solli edhe një herë në kujtesë dosjen e Bilal Xhaferrit, ku në qendër të saj është kritika që Bilal Xhaferi për “Dasmën” e Kadaresë.

“Ja bënë jetën varrë në Shqipëri. Qëkur ishte ushtarë nisi persekucioni ndaj tij. Një shkrimtar i pafajshëm, që i kishin vrarë babanë në mënyrë të padrejtë, shpikën gjera për të. Dosja e tij me 500 faqe është e tmerrshme”, shprehet ndër të tjera Ahmeti, duke diktuar se kritika që ai i ka bërë romanit “Dasma” të Kadaresë,  vetëm është përdorur për gjithçka ka ndodhur.

Gjatë regjimit komunist janë persekutuar 200 familje të Çamërisë, 35 persona janë ekzekutua dhe në total janë bërë 1500 vite burg.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?