Pandemia COVID-19 ka bërë që borxhi publik të kapërcejë nivelin e 80%, dhe pse në vitin 2021 qeveria ka parashikuar që borxhi të zbresë me 2.3%. por nga ana tjetër FMN parashikon përsëri dalje në tregjet ndërkombëtare. Referuar raportit të fundit të publikuar për ekonominë e Shqipërisë, FMN thotë se vendi do të marrë edhe 3 eurobonde të tjera në vlerën e 1.5 miliardë eurove deri në vitin 2025.
Dalja e parë në tregun e huaja është parashikuar në vitin 2022, ku sipas FMN-së vendi do të kërkojë 500 milionë euro. Ndërsa në vitin 2024 dhe 2025 janë parashikuar të merren borxhet e tjera po nga 500 milionë euro.
Dalja e fundit në tregun e huaj ishte në muajin qershor kur u emetua eurobondi 650 milionë euro, ku një pjesë do përdorej për të shlyer një borxh të mëparshëm. Për vitin 2021 Ministria e Financave ka vendosur të marrë 403.2 milionë euro në tregun vendas.
Por sa borxhe janë marrë nga fillimi i muajit mars e deri më tani për të financuar pandeminë?
Janë rreth 465 milionë euro të marra për të përballuar emergjencën, pa përfshirë Eurobondin dhe kredinë për turizmin nga BERZH 60milionë euro dhe kredinë nga BE prej 180 milionë eurosh për mikrofinancën. Në total të gjitha këto hua të marra që kanë si shkak pandeminë arrijnë në 1.3 miliardë euro
Marrja e kaq shumë borxheve në tregjet e huaja ka edhe anë negative pasi një luhatje e mundshme e kursit të këmbimit do të rriste kostot e borxhit.
BORXHET E MARRA
HUMADHËNËSIT VLERA E MARRË
Komisioni Evropian 180 milionë euro
Obligacion në tregun e brendshëm 100 milionë euro
FMN 139.3 mln SDR/170 mln euro
Eurobondi 650 milionë euro
BERZH për shëndetësinë 15 milionë euro
BERZH për turizmin 60 milionë euro
Bashkimi Evropian për mikrofinancën 180 milionë euro