Përsëriti shkeljen, procedohet një pronar lokali në Fier që nuk respektoi masat e COVID! Gjobë për një tjetër

18 Korrik 2020, 14:06| Përditesimi: 18 Korrik 2020, 14:10

  • Share

Policia e Fierit ka proceduar një pronar lokalesh nate si dhe ka gjobitur një tjetër për shkak se nuk kanë zbatuar masat e vendosura për shkak të pandemisë së COVID-19.

Më konkretisht është proceduar pronari i lokalit Z. T., i cili ka përsëritur shkeljen, pasi gjatë kontrollit të ushtruar para disa ditësh është gjobitur me masë administrative 1.000.000 lekë. Ndërkohë me një gjobë 1.000.000 lekë është gjobitur E. K, pronar lokali, por për moszbatimin e masave.

I proceduari tani do të përballet në gjykatën e Fierit me veprën penale "Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?