Përshesh me gjizë nga zonja Albana

19 Shtator, 12:07| Përditesimi: 19 Shtator, 12:09

  • Share

Përshesh me gjizë

Përbërësit:

  • 250 gr gjizë me kripë
  • 1 lugë supe gjalpë
  • 3-4 lugë supe vaj ulliri
  • 600 ml ujë të ngrohtë
  • 1 ls salcë domate ose piper i kuq
  • Kripë, piper i zi
  • Arrë moskat
  • Bukë e tharë/ thekur

Përgatitja:

Në tenxhere hedhim gjalpin, shtojmë piperin e kuq ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën (preferohet të jetë gjizë e ashpër). E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Gjatë përzierjes na formohet një lëng shumë i shijshëm. E provojmë për kripën dhe kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë, përgatisim përsheshin nëpër pjata. Ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?