Receta

Përshesh me gjizë nga zonja Albana

16 Korrik, 11:37| Përditesimi: 16 Korrik, 11:38

  • Share

Përshesh me gjizë

Përbërësit:

  • 250 gr gjizë
  • 1 ls gjalpë
  • 3-4 ls vaj ulliri
  • 600 ml ujë
  • 1 ls salcë domate ose 1 lk piper i kuq
  • Kripë, piper i zi, arrë moskat
  • Bukë kore ose e thatë

Përgatitja:

Në tenxhere hedhim gjalpin. Shtojmë piperin ose salcën e domates, e kaurdisim pak dhe pastaj hedhim gjizën. E përziejmë mirë, shtojmë piperin e zi, arrën moskat dhe pastaj shtojmë ujin e ngrohtë. Kur lëngu ka marrë valë e heqim nga zjarri. Nëse dëshirojmë, mund t'i hedhim pak piper djegës. Ndërkohë, përgatisim përsheshin nëpër pjata. Ia hedhim lëngun përsipër me garuzhde dhe e lëmë pak sa të zbutet buka. Buka duhet të jetë kore, e ftohtë ose e thatë. Sipër mund t'i hedhim pak vaj ulliri.

MC/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?