Përshesh me kulaç me të brendshmet e bagëtisë nga zonja Albana

25 Dhjetor 2023, 12:07| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 12:10

  • Share

Kulaç me të brendshmet e bagëtisë

Përbërësit:

  • Mëlçi të freskëta
  • 2 qepë mesatare
  • 1 kg miell
  • 2 lç sodë
  • 2 lç kripë
  • Ujë i vakët
  • Vaj ulliri
  • Gjalpë i shkrirë
  • Kripë, piper, nenexhik

Përgatitja:

Vendosim në një enë miellin, sodën dhe kripën. Shtojmë ujin gradualisht aq sa të krijohet një brumë jo i fortë, por elastik. E lëmë brumin të vijë për rreth 1 orë. Më pas e vendosim në një tavë të lyer me pak yndyrë dhe e pjekim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta.

Presim qepët imët dhe i kaurdisim me vaj ulliri. Më pas shtojmë mëlçitë e prera imët. I lëmë të ziejnë dhe rregullojmë shijen me kripë dhe piper. Kulaçin pasi e kemi bërë përshesh e bashkojmë me mëlçitë. Shtojmë nenexhik dhe pak gjalpë të tretur sipër. Po të duam e vendosim për pak minuta në furrë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?