Një qendër tregtare në veriperëndim të Moskës është përfshirë nga flakët e një zjarri masiv, ku si pasojë e saj ka humbur jetën një person.
“Fatkeqësisht një person ka mbetur i vdekur nga zjarri, Po punohet për shuarjen e zjarrit”, tha kreu i departamentit të Ministrisë së Emergjencave, Sergey Poletykin.
Zjarri përfshiu të gjithë strukturën e qendrës së madhe tregtare Mega Khimki, dhe flakët janë përhapur në një sipërfaqe prej 18,000 metrash katrorë, raportojnë mediat e huaja.
Inteligjenca ruse, e cituar nga Interfax, flet për dyshimin e “një akti të qëllimshëm, një zjarri kriminal”, duke cituar burime të paidentifikuara, për origjinën e zjarrit, por nuk janë përjashtuar edhe shkaqet aksidentale si rezultat i shkeljes së rregullave të sigurisë.
Sipas Tass, “shkaku i zjarrit ishte një shkelje e rregullave për kryerjen e punimeve të saldimit në hipermarketin bashkangjitur OBI, i cili ishte në rindërtim”.
Fillimisht u raportua se shërbimet ruse të urgjencës dyshojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një akt “kriminal”. Një anëtar i shërbimit, i cituar nga Tass, tha se një qark i shkurtër në marketin Obi shkaktoi katastrofën.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Marrëveshja e pashmangshme për Ukrainën! Moska: Takim diplomatik SHBA-Rusi në Stamboll
S.S/ReportTv.al