Foto nga protestat në Nepal

Bota

Përshkallëzohen demonstratat në Nepal, gruaja e ish-Kryeministrit digjet e gjallë

9 Shtator, 19:41| Përditesimi: 9 Shtator, 19:43

  • Share

1757439749_protestatnnepal.webp

Gruaja e ish-Kryeministrit të Nepalit, Jhala Nath Khanal, ka ndërruar jetë pasi u dogj e gjallë kur shtëpisë së saj ju vendos flaka gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare që kanë përfshirë vendin, raportojnë mediat rajonale.

Ndërtesa e parlamentit të Nepalit, si dhe shtëpitë e disa liderëve politikë, janë djegur gjatë trazirave që e kanë zhytur vendin në një krizë të thellë.

Protestat, të udhëhequra kryesisht nga të rinjtë, shpërthyen me forcë pasi qeveria ndaloi përdorimin e rrjeteve sociale.

Megjithatë, shkaktarët kryesorë të pakënaqësisë mbeten korrupsioni i përhapur dhe mungesa e mundësive për të rinjtë.


Lajmi kryesor:

Nepal/ Protestuesit djegin Parlamentin, Kryeministri jep dorëheqjen pas akuzave për korrupsion! 22 të vrarë dhe 400 të plagosur nga demonstrata


V.GJ /ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?