Përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Turqisë në veri-perëndim të Sirisë, Ankaraja kërkon ndihmën e SHBA

21 Shkurt 2020, 11:53| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 11:57

  • Share

Përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Turqisë në veri-perëndim të Sirisë pas vrasjes së disa ushtarëve turq dhe neutralizimit të 50  luftëtarë të ushtrisë Siriane

Dy ushtarë të tjerë turq u vranë dhe të paktë 5 janë plagosur rëndë në përleshjet me forcat e Asad në veriperëndim të Sirisë. Trupat e Ankarasë kanë reaguar me një bombardim masiv artilerie dhe pretendojnë se kanë "neutralizuar", vrarë dhe plagosur, 50 luftëtarë të ushtrisë Siriane.

Që nga fillimi i vitit, pesëmbëdhjetë ushtarë turq kanë rënë në frontin sirian ndërsa  ofensiva e Damaskut, e nisur më 19 dhjetor të vitit të kaluar ka çuar në rimarrjen e pothuajse 3000 kilometrave katror të territorit dhe dëbimin e më shumë se 900 mijë refugjatëve drejt drejt kufirit turk kurse Ankaraja reagoi duke dërguar 12,000 ushtarë në krah të rebelëve sirianë.

Episodi i fundit ka shkuar në favor të rritjes së tensioneve midis Turqisë që mbështet rebelët në rajonin e Idlib dhe Rusisë që mbështet regjimin e Bashar al- Asad dhe që prej më shumë se tre vitesh kanë krijuar një modus vivendi në Siri. Sidoqoftë, ekuilibri u prish nga ofensiva e nisur nga Presidenti Sirian Asad, të cilën Rexhep Tajip Erdogan shpresonte ta mbante nën ndikimin e tij.

Sipas burimeve të afërta me qeverinë, Ankaraja madje i ka kërkuar Shteteve të Bashkuara që të furnizojë Turqinë me sistemet antiajrorë 'Patriot', që t'i vendos në kufi për të mos lejuar që gjuajtësit bombardues të luftëtarëve sirianë dhe rusë të sulmojnë trupat turke.

Nëse kjo do të ndodhë ky do të ishte një afrim sensacional me Uashingtonin pas krizës së provokuar nga  blerja e raketave ruse S-400, ekuivalente me 'Patriot' nga ana e Ankarasë si dhe nga sulmet turke në Sirinë Verilindore kundër guerilasve kurdë, aleatë të amerikanëve. Sidoqoftë, Shtëpia e Bardhë tani planifikon të rikthejë Turqinë, një vend i NATO-s, përsëri në Siri, kundër regjimit të Asadit dhe Rusisë.

Komento

Komente

  • Ylli Gurra: 21/02/2020 12:35

    Miqesia e dendur del prapa e fendur o z Erdogan

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?