Moment nga protestat e dhunshme në Venezuelë

Përshkallëzohen trazirat në Venezuelë, shkon në 24 numri i të vdekurve! Opozita konteston, Maduro nuk tërhiqet

7 Gusht, 09:02| Përditesimi: 7 Gusht, 09:19

  • Share

Venezuela nuk gjen qetësi teksa rritet edhe bilanci i viktimave nga trazirat që pasuan përfundimin e zgjedhjeve presidenciale dhe fitoren e deklaruar zyrtarisht të Maduros pas datës 28 korrik.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se numri i viktimave ka shkuar në 24, teksa numërohen edhe qindra të plagosur apo lënduar. Protestat e dhunshme, të mbështetura edhe nga opozita vendase, zhvillohen kundër rizgjedhjes së presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë.

Protestuesit venezuelianë përplasen me policinë
 

Këto zgjedhje dhe rezultati i tyre u kontestua hapur nga opozita, për shkak të shkeljeve të rënda dhe akuzave për vjedhje votash.

Lajmi për viktimat konfirmohet nga grupet e të drejtave të njeriut. PROVEA, një OJQ me qendër në Karakas, foli për “24 vdekje nga e diela e 28 korrikut deri të hënën 5 gusht”, në incidente të lidhura me zgjedhjet presidenciale.

Një efektiv policie i përgjigjet protestuesve me bomba tymuese

Divizioni i Human Rights Watch (HRW) përgjegjës për kontinentin latino-amerikan, publikoi të njëjtin raport. Kujtojmë se pas rizgjedhjes së Maduros në krye të vendit, Venezuela është përfshirë nga protesta të dhunshme, në një kohë kur opozita e akuzon atë për vjedhje dhe manipulim votash.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushnjari: 07/08/2024 11:13

    Maduro ka dy rrug po dorzoj pyshtetin do denohet dhe kushedi fundin Dhe venezuela do perfundij me keq nga shqiperia Pastaj naften do ja marrin shum kobeshet dhe tere europa me ameriken do thon u kthye demikracis Po e mbajti pushtetin do quhet diktator dhe lufta civile do plas

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?