Bota

‘Përshkallëzues i mëtejshëm i konfliktit’/ Ministrat e Jashtëm 'kritika' amerikanëve për vrasjen e Soleimanit

4 Janar 2020, 03:46| Përditesimi: 4 Janar 2020, 04:08

  • Share

Ministri i Jashtëm i Kubës dhe ai i  Venezuelës kanë reaguar përsa i përket sulmit të marrë nga Shtetet e Bashkuara ndaj gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Përmes një mesazhi, të dy vendet  dënuan ashpër sulmin ajror amerikan që vrau Soleimanin në Bagdad, duke e cilësuar atë si një atentat që do të krijojë tensione në rajon.

Sulmi "përfaqëson një përshkallëzim serioz të tensioneve në rajonin e Lindjes së Mesme, ku konflikti me pasoja të pallogaritshme për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare mund të shpërthejë", është shprehur në një mesazh në Tëitter  Ministri i Jashtëm Kuban Bruno Rodriguez.

Po ashtu edhe Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza, po ashtu dënoi goditjen ndërsa shkruan: “...nuk ka asnjë bazë në të drejtën ndërkombëtare [dhe] u drejtua drejtpërdrejt kundër një shefi ushtarak dhe një grupi të zyrtarëve të lartë të një vendi sovran që gjendeshin në një zonë konflikti."

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?