Mbrojtësi holandez Mattijs de Ligt

Sport

Përshpejtohet lëvizja, drejtori i Bayern Mynchen zbarkon në Torino! de Ligt drejt Bundesligës

11 Korrik 2022, 17:17| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 17:19

  • Share

Drejtori i klubit të Bayern Mynchen, Hasan Salihamidžić, ka zbarkuar mesditën e kësaj të hëne në Torino për të diskutuar blerjen e mbrojtësit Mattijs de Ligt.

Prej ditësh është folur se gjermanët janë të interesuar për holandezin i cili ka refuzuar të rinovojë kontratën, ndërsa Juventus menjëherë vendosi ta nxirrte në merkato. Deri më tani Bayern ka gjetur të gjithë gjuhën e përbashkët me de Ligt, në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës, por edhe pagën.

Gjithsesi akordi mes dy klubeve pritet të jetë i vështirë. Juventus kërkon deri në 90 milionë euro, ndërsa Bayern nuk dëshiron të shkojë më shumë se 75.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?