Përshtatën lokalin për lojëra fati në Lushnjë, pranga pronarit dhe kamarierit

15 Shtator, 12:23| Përditesimi: 15 Shtator, 12:52

  • Share

LUSHNJË- Pronari dhe kamerieri i një lokali në Lushnjë janë arrestuar. Të dy në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur përshtatur lokalin në lagjen "Loni Dhamo", për përdorim kanabisi si dhe për aktivitetin e lojërave të fatit.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacioneve "Tempulli", dhe "Sundimi i Ligjit", nga kontrollet e ushtruara në ambiente dhe lokale, kanë goditur një tjetër rast të përdorimit të drogave në lokale, si dhe përshtatjen e lokalit për aktivitetin e jashtëligjshëm të lojërave të fatit.

Për këtë rast u kapën në flagrancë shtetasit J. T., 23 vjeç, dhe K. A., 21 vjeç, (pronari dhe kamarieri i lokalit), të dy banues në Lushnjë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin përshtatur lokalin në lagjen "Loni Dhamo", Lushnjë, për përdorim të lëndës së dyshuar narkotike cannabis, si dhe për aktivitetin e lojërave të fatit”, njofton policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, 1 grirëse, dhe 5 aparate celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?