Një lokal ishte përshtatur për shitje drogë dhe qëndronte hapur pas orës policore në Tiranë është zbuluar gjatë aksionit të koduar 'Klienti" nga policia. Pas raportimeve se lokali qëndronte hapur pas orës 23:00, që është dhe ora policore në pandemi, forcat Shqiponja kanë zbuluar se në atë tregohej dhe lëndë narkotike.
Kjo ka vënë në pranga 7 persona, mes të cilëve menaxheri dhe stafi i lokalit si dhe disa klientë. ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit.
Lokali ishte i vendosur në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë ndërsa u arrestuan në flagrancë:
-Menaxheri i lokalit Mariglen Salla, 39 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.
-Banakierët e lokalit Donald Cenaj, 24 vjeç, Marjo Balliu, 25 vjeç, Erjon Xheferri, 23 vjeç, Leon Kadriu, 20 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”
-Dy klientë të lokalit Gridi Mihali, 28 vjeç, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe Barsel Halilaj 30 vjeç, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kanosja për shkak të detyrës.
Ndërsa u shpall në kërkim pronari i lokalit dhe një tjetër person.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë një 32-vjeçar për veprën penale “Moskallzim i krimit” (staf i lokalit).
Gjatë aksionit, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza.