TIRANË - Një 28-vjeçar, menaxheri i një qendre masazhi është arrestuar nga policia pasi e kishte kthyer këtë biznes në një qendër prostitucioni në Tiranë.
Gjithashtu nën hetim janë 4 vajza për veprën penale prostitucion si dhe në kërkim është shpallur pronari i kësaj qendre masazhi, 23-vjeçari me iniciale Ernest Shuli.
Pas hetimeve të policisë, mësohet se menaxheri, 28-vjeçari me iniciale Kliton Shuli dhe pronari 23-vjeçari e kishin kthyer qendrën e masazhit në rrugën "Don Bosko" në një qendër prostitucioni.
Njësoj si edhe në rastet e mëparshme, ata rekrutonin vajza të reja përmes rrjeteve sociale për të punuar në qendrën e masazhit ku më pas shfrytëzoheshin për prostitucion.
Klientët e kësaj qendre bënin pagesa për dy shërbime dhe përfitimet ndaheshin ndërmjet administratorit dhe punonjëseve që kryenin këto shërbime.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.