Babë e bir janë arrestuar në Krujë pasi kishin krijuar 'shtëpi bari' për të kultivuar kanabis. Ata kishin përshtatur stallën e tyre në fshatin Derven kishin kultivuar 316 vazo me kanabis për t'i rritur përmes llambave.
Në pranga përfunduan Llesh Luka, 57 vjeç dhe Ernest Luka, 24 vjeç, babë e bir, banues në fshatin Derven.
Gjatë aksionit policia sekuestroi 316 vazo në të cilat ishin të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis sativa, pajisje elektrike dhe aksesorë të tjerë që shërbenin për kultivimin e kanabisit me ngrohje, me anë të llambave.
Gjithashtu sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash, 1.822.000 lekë dhe 37.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.