Droga e sekuestruar

Përshtati banesën në plantacion kanabisi, autoritetet spanjolle arrestojnë shqiptarin! Kapet me rreth 600 bimë marijuanë

23 Tetor 2022, 17:18| Përditesimi: 23 Tetor 2022, 17:26

  • Share

SPANJË- Një shqiptar është vënë në pranga në Spanjë pasi u kap me një sasi të konsderueshme droge në banesën e tij, transmetojnë mediat spanjolle. 

Autoritetet spanjolle kapën një plantacion marijuanë në Sudanell, ku gjetën 583 bimë dhe arrestuan shqiptarin që jetonte në këtë shtëpi.

Ai u arrestua ndërsa hetuesit mësuan disa javë më parë se shtëpia e vendosur në Calle Sant Pere shërbente si plantacion për kultivimin e marjiuanës. Në banesën ku u krye arrestimi u sekuestruan përveç bimëve të kanabisit edhe mjetet që ishin përdorur për kultivimin dhe lidhjen e energjisë elektrike në shtëpi.

Dyshohet se instalimet elektrike të lidhura në mënyrë për të kultivuar kanabisin në këtë plantacion mund të jenë të lidhura më plantacione të tjera, ndërsa raportohet se shqiptari i arrestuar u la i lirë ditën e djeshme pas daljes së tij në gjykatë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?