Lënda narkotike që iu sekuestrua 36-vjeçarit

Kronikë

Përshtati lokalin për përdorimin e drogës, arrestohet 36-vjeçari në Fier

26 Mars 2021, 09:25| Përditesimi: 26 Mars 2021, 09:43

  • Share

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Fier, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

I riu është identifikuar si Elton Duroj, ndërsa me një njoftim për mediat, policia bën me dije se ai kishte përshtatur lokalin e tij, në rrugën "29 Nëntori", për përdorimin e lëndëve narkotike,

Ai ra në prangat e policisë pas dy muajsh hetime, pas finalizimit të operacionit policor të koduar "Parandalimi".

Policia sekuestroi 1 kg e 140 gram fara kanabisi të cilat do ti shiste si dhe 650 gram kanabis.

Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestruan edhe 1400 qese farmaceutike që shërbenin për paketimin e lëndës narkotike, 1 peshore elektronike që shërbente për peshimin e lëndës narkotike dhe një automjet. 

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, "Nxitja për përdorimin e drogës", “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?