Persona të armatosur i zunë pritë një autokolone policie në provincën lindore Punjab në Pakistan ditën e sotme, duke vrarë të paktën 11 oficerë dhe duke plagosur shtatë të tjerë, thanë autoritetet.
Sipas mediave të huaja, oficerëve iu zu pritë teksa po patrullonin në një zonë të shkretë në kërkim të grabitësve që veprojnë në rajon. Policia e Punxhabit tha se personat e armatosur me gjasë ishin grabitës dhe jo militantë.
Pakistani ka dëshmuar një rritje të dhunës dhe sulmeve të militantëve në vitet e fundit, por një numër kaq i lartë viktimash nga radhët e policisë në një sulm të vetëm është i rrallë.
Presidenti Asif Ali Zardari, kryeministri Shehbaz Sharif dhe ministri i Brendshëm Mohsin Naqvi lëshuan deklarata duke denoncuar sulmin dhe duke i përshkruar oficerët e vrarë si dëshmorë.