I pyetur për lidhjet mes botës së krimit dhe personazheve të famshëm të showbizit shqiptar, juristi Shkëlqim Hajdari është shprehur në emisionin ‘5 pyetjet’ se kjo lidhet me faktin se këta persona të njohur janë ata të cilët konsumojnë lëndë narkotike.
“Krimi lidhet me botën e showbizit, se këtë drogën, nuk e pinë fshatarët. Ata janë tek mbijetesa ekonomike. Kjo është industria më fitimprurëse në botë, njerëzit e pasur i pinë. Njerëzit që kalojnë ylberin. Këta janë bashkë, boshti i së mirës me boshtin e së keqes”- shprehet Hajdari.
Kujtojmë se së fundmi, në operacionin ku u arrestua edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe u shpall në kërkim Ervin Mata, përmendej edhe emri i këngëtares Elvana Gjata.
Lajmi kryesor:
Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm
B.V//ReportTv.al