Personat LGBTI, frikë se familja nuk do i pranojë! Gajda: Shpesh atyre iu refuzohen shërbimet

19 Maj 2023, 22:12| Përditesimi: 19 Maj 2023, 22:22

  • Share

TIRANË- Transgjinorët janë më të diskriminuar në vendin tonë në komunitetin e LGBTI thotë komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi, Robert Gajda. Sipas tij, në shumë raste atyre ju janë refuzuar edhe shërbime.

“Ka një fobi të lartë, diskriminim të lartë. Sidomos edhe në rrjete sociale. Diskriminimi është i një shkalle të lartë akoma”, tha Arbër Kodra, nga komuniteti LGBTI.

“Më shumë të targetuar janë transgjinorët, pasi e kanë të dukshme orientimin e tyre. Kemi pasur edhe raste të dhunës fizike. Shumë prej tyreve, ju janë refuzuar edhe shërbim. Përshembull taksi”, tha Robert Gajda, nga Komisioneri për mbrojtjen nga Diskriminimi.

Mirëpo, problem më i madh për shumë persona LGBTI, është shfaqja hapur e orientimit të tyre, për shkak të frikës se do të refuzohen nga të afërmit.

“Qëllimi i aktivitetit, është ndërgjegjësimi i familjarëve të personave LGBTI. Mos të përzihen në rrugë dhe të ketë dashuri e solidaritet brenda familjes. Është dhe promovimi i librit “Thuaje”, ku janë të shkruara histori nga vende të ndryshme, përfshi dhe historinë time”, tregoi Kodra.

Pavarësisht përpjekjeve të herë pas hershme dhe fushatave ndërgjegjësuese ndaj komunitetit LGBTI, numri i diskriminimeve ndaj tyre sa vjen e rritet.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?