Me disa medalje në disa disiplina për personat me aftësi ndryshe, shkodrani Safet Plangaj shënoi një tjetër rekord. Ai zuri vendin e parë në maratonën e Tiranës, në kadegorinë “we Too”. Së bashku me vogëlueshen Elona Çollaku, ata bëjnë thirrje që pavarësisht vështirësive mos të dorëzohemi. Elona Çollaku, është 8 vjeçe dhe mbi supet e saj të vogla mban 15 operacione.
Pavarësisht se jeta nuk është treguar e drejtë me të, dhe bashkëudhëtare në rrugën e vështirë ka karrocën me rrota, ajo nuk ka nguruar të marrë pjesë në maratonën e Tiranës, ku edhe fitoi vendin e parë në kategorinë e vajzave.
“Elona është 8 vjeç dhe është në klasën e tretë. Ka bërë 15 operacione. Në shtyllën kurrizore dhe në kokë. Nuk privohet dhe do vazhdojmë. Shumë e lumtur”, tregoi mamaja e Elonës.
“Shumë e lumtur. Po. Të bëjnë si unë. Të lozin në maratona. Mësoj. Kam nota të mira”, tha Elona.
Elona e vogël, shumën që përfitoi pas çmimit që mori në maratonë, do t’i përdorë për ndërhyrjen e radhës kirurgjikale.
“Jam shumë e lumtur që vajza ime merr pjesë në këtë sport. Hera e parë që merr pjesë. Do vijoj ta dërgoj në aktivitete të tilla. Shumë e emocionuar shum që vajza ime ishte më e vogla nga shoqet e saja. Kam mbështje nga njerëzit si Elona. Ju uroj të gjithë prindërve,m ndënave dhe prindërve suksese, forca dhe luftë për jetën”, tha mamaja e Elonës.
Edhe Safet Plangaj që kur ishte i vogël, për shkak të temperaturës i është dashur që të jetojë me karrocë. Por asnjëherë nuk është dorëzuar. Madje ka thyer edhe rekorde. Medaljeve të marra në disa disiplina për personat me aftësi ndryshe, shkodrani i shtoi dhe një tjetër fitore nga kategoria “We Too”.
“Jam Safaet Plangaj. Jam nga Shkodra. Është hera e parë që marr pjesë në një garë të tillë. Deshta me provuar veten dhe arrita të dal në kampion. Ndihem shumë i lumtur se provova veten në diçka të re. Dhe ia dola të jem kampion edhe pse ishte pak me hile se disa konkurrentë kishin vullnetarë që i shtynin me karrocë ndërsa unë isha i vetëm dhe rrugën e kishim ngatërruar dhe kam bërë rrugë shumë se të tjetër, unë dhe dy vetë të tjerë dhe arrita të dal i pari përsëri. Ndihem shumë i lumtur, mesazhi im është që sido që të jeni duhet të luftoni për atë që dëshironi sepse domosdo do ta arrini ashtu siç e kam arritur edhe unë. Kam bërë stërvitje, merrem me gjimnastikë. Unë jam në karrocë prej gjithë jetës. Problemi im është nga temperatura”, tha Plangaj.
Optimist për jetën, i riu ka dhe një thirrje për ata që ndihen të dorëzuar.
“Faleminderit zotit që jam kështu, sepse më ka dhënë zoti diçka shumë më të madhe. Çdo njëri ka një mision në këtë botë. Misioni im është të motivoj sado pak njerëzit. Mesazhi im për të gjithë është mos u dorëzoni sepse çdo kush mund t’ia dalë, nuk ka rëndësi sesi je, rëndësi ka që të kesh një zemër të mirë dhe të mos i bësh padrejtësi askujt”, tha Plangaj.
Pjesë e maratonës ishte dhe Nikolo Bedini, me origjinë shqiptare, por lindur në Itali. Vetëm 20 vjeç, ai arriti që të dalë i pari në garën e 10 KM në mesin e qindra vrapuesve të tjerë.
“Jam Nikolo Bedini, jetoj në Itali. Prindërit e mi janë nga Berati. Sot erdha për garën. Zura vendin e parë në garën 10 kilometra. Jam kampion në Itali. Shpresoja. Jam shumë i kënaqur. Unë ndihem shumë krenar. Në Itali më njohin për Shqiptar. Unë merrem me gara që nga 2013. Isha 11 vjeç. Tani po mundohem të bëhem profesionist. Në edicionin e parë të kësaj gare kam qenë. Shpresoj të bëj më të mirën. Edhe mami, edhe vëllai merret me gara. Babi na ndjek”, tha Bedini.
Së bashku me Nikolon, ishte edhe 80 vjeçari Kajo Myftarago. Thotë se aktivitetet sportive ku është përfshirë që nga viti 1957, e kanë mbajtur larg mjekut.
“Jam Kajo Myftarago. Jam 80 vjeç. Sportin e vijoj nga viti 1957. Kam marrë pjesë në disa kampionate ballkanike, evrpiane dhe botërore. Njeriu aq më shumë të vrapojë aq më pak ka armik doktorin. Unë kam marrë pjesë në të gjitha maratonat e Tiranës. E kam pasion sportin. Nga ana shëndetësore skam asgjë. Absolutoisht nuk përdor ilaçe. Unë kam bërë 5 herë maratonën e Romës. Kam bërë maratona në Beograd. Unë një këshill kam. Larg nga Duhani dhe afër sportit. Po deshe të jetosh gjatë, të jesh i bukur, vrapo”, tha Myftarago.