DURRËS- Anëtarë të shoqatave të personave me aftësi të kufizuar kanë protestuar ditën e sotme përballë Bashkisë Durrës, për shkak të mos lëshimit të listë-pagesave të invalidëve nga ana e këtij institucioni.
Prej kohësh, ata kërkojnë nga bashkia dorëzimin e listë-pagesave, pasi po bëhen pengesë për mos ndjekjen e çështjes në rrugë gjyqësore. Ata deklarojnë se shteti po u heq të drejtën të mos përfitojnë pagesën që u takon me ligj, as invalidëve dhe as kujdestarëve të tyre.
Janë rreth 1000 invalidë në bashkinë Durrës, që prej vitesh kërkojnë të përfitojnë indeksimin e pagesës së invaliditetit për periudhën gusht 2005 - gusht 2010.