Personazh/ Adoleshenti udhërrëfyes në Kukës: ‘I vodha’ punën babait! Tunelet nëntokësore të kthehen në muze, tërheqin turistët

17 Dhjetor 2023, 17:03| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 17:05

  • Share

Ishte vetëm 12 vjeç, kur nisi të punonte si udhërrëfyes turistik në një rrjet tunelesh nën qytetin e Kukësit, ndërtuar gjatë komunizmit për të strehuar banorët në rast lufte.

Prej 4 vitesh Renis Cena, krahas ndjekjes së mësimeve në gjimnazin “Havzi Nela” u shpjegon turistëve historinë e vendlindjes.

“Ka kohë që e kam nis, që në moshën 12 vjec. Më ka pas pëlqyer për me i’u shpjegu historinë e qytetit tim turistëve. Kisha dëshirë që të flisja me të huajt të mësoja gjuhë të ndryshme, pra të njihja diçka të re”.

Pasionin për të qenë udhërrëfyes, Renisi e zbuloi kur shoqëronte të atin në ish-tunelet e ushtrisë.

“Po unë babin shihja më herët kur punonte me të huajt, edhe aty filloi t’më tërhiqte si punë edhe mua”.

16-vjeçari thotë se puna i sjell kënaqësi, madje ka krijuar shoqëri dhe kontakte.

“Nëpërmjet punës kam krijuar shoqëri dhe kontakte të reja”.

Nëse tunelet nëntokësore do të ktheheshin në muze, sipas tij, qyteti do të tërhiqte edhe më shumë turistë.

“Po të kthehej në një muze, është një e ardhme shumë e mirë, jo vetëm për mua, por për të gjithë. Sepse turistët do të vijnë tek hotelet, restorantet në Kukës”.

Sistemi nëntokësor në Kukës ishte fortifikimi më i madh mbrojtës në atë kohë për vendin më të varfër në Evropë. Strehimi i nëndheshëm formon një rrjet tunelesh me gjatësi 5-7 kilometra, me mure betoni me trashësi rreth gjysmë metri.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kucioti: 18/12/2023 14:26

    Bravo te lumte,keshtu i ben nder dhe kuksit dhe familjes dhe vetes tende.Ne te njejten kohe tregon punen e madhe qe kan bere brezat e tjere babsi gjyshi,qe kan punuar ne ate sistem kan ndertuar fabrika e uzina,arsim shendetesi e mbi te gjitha per te mbrojtur popullin e kuksit dhe te gjithe shqioerise,ku keto 33 vite u prish dhe vodh cdo gje.Te shpredojme qe mos kemi lufte,se per ndryshe si dihet di dslim,mbase me keq se psledtinezet,arme jo,vendstrehime jo rezerva ushwimore jo. Redpekte per ty djalosh

    Përgjigju
  • Meri: 17/12/2023 21:17

    Bravo,kush ka dëshirë të punoj,e kërkon punēn,nuk pret ta mari dikush prej dore,dhe ta çoj në punë.

    Përgjigju
    • Noc Rroku: 18/12/2023 17:25

      bravo djalë, përpiqu e rezisto, ikja muk, zgjidhje!!!! brravo !!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?