Anja Xifaj maturantja me Medalje Ari: Dua të jetoj në Shqipëri! Të ndërtoj godina të bukura rreth Tiranës e të them po, këtë e kam bërë unë

25 Dhjetor 2023, 12:02| Përditesimi: 25 Dhjetor 2023, 13:12

  • Share

Për 18 vjeçaren Anja Xifaj momenti kur nderohet me medaljen e arit do të shënjoje gjithë jetën e saj. Mundi i 12 viteve shkollë me rezultate maksimale u shpërblyen. Këtë vlerësim ia dedikon familjes së saj dhe mësuesve të gjimnazit ‘Ismail Qemali’. 

“Unë isha e para që mora medalje nga kryeministri. Patjetër që po më dukej sikur po mbaja 12 vite në duar. Patjetër që ja dedikoj prindërve të mij dhe mësuesve. Shumë krenar. Prindërit po më tregonin se sa krenar ishin me mua" tregon Anja. 

Anja po ndjek studimet e larta në degën e Arkitekturës, në Universitetin Politeknik të Tiranës. Është mbështetur me shumë bursa. Edhe mundësia për t’u larguar jashtë vendit nuk ka munguar. Por ka zgjedhur të qëndrojë në Shqipëri e të  investojë për të ardhmen e saj këtu.

Për ne ekselentët nuk kanë qenë të pakta mundësitë për të studiuar jashtë, por unë dua të flas shqip, të jetoj në Shqipëri, të jem pranë prindërve të mij. Në fund të ditës si arkitekte të ndërtoj të ardhmen time në Shqipëri. Të ndërtoj disa godina të bukura rreth Tiranës e të them po, këtë e kam bërë unë”, tha Anja Cifaj.

E reja nuk i përkushtohet vetëm mësimeve. Përtej shkollës, ajo angazhohet edhe në aktiviteti vullnetarizmi.

Ekziston shpesh stigma që ekselentët vetëm mësojnë apo nuk kanë jetë sociale, por përkundrazi, unë kam miq shumë të mirë, jam vunetare në disa organizata fitimprurëse në Shqipëri. 24 orë dalin për të bërë shumë gjëra" tregon ajo

Anja ishte mes 162 maturantëve të vendit që morën “Medaljen e Artë” për përfundim të gjimnazit me 10 absolute dhe rezultate të shkëlqyera.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 26/12/2023 22:19

    Po pse mi , Shqiperia per ty vetem Tirana eshte ???

    Përgjigju
  • Iris: 26/12/2023 01:18

    E megjithate, kur behet fjale per projekte te rendesishme arkitekturore, gjithemone po fitojne studio te huaja arkitekture!! S.d.q,te uroj suksese e t'a plotesosh endrren tende,por te lutem shume, jo ne Tirane, se boll i eshte marre fryma e i eshte zene ajri e Dielli nga kullat e betoni! Ka plot qytete ku mund te ndertosh e te jesh krenare qe ndertesa te mbaje emrin tend.Nje gje e bukur nuk eshte e thene qe duhet te jete patjeter ne Tirane qe te marre vleresimin e duhur!

    Përgjigju
  • Boti: 25/12/2023 21:09

    Ja prit sa te ike lali eri kur te behesh ti nja 50 vjec..dhe mos te kete me asnje pellembe toke gjekundi.

    Përgjigju
  • Ops: 25/12/2023 13:22

    Ishalla po te lejne na nje m toke te lire per ty sepse me keto ritme do te bie me ndertu ne malet e dajtit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?