“Nuk e kam për turp dhe nuk më intereson se ca thonë të tjerët”. Aleksa, nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të punonte në një lavazh makinash derisa bashkëshorti, Siljani i kërkoi ndihmë pasi nuk gjente punëtorë për biznesin e tij. Tashmë janë bërë 5 vite, që burrë e grua punojnë krah për krah njëri-tjetrit, në lavazhin e tyre, në anë të rrugës nacionale Lezhë-Shkodër....
Aleksa është e vetmja grua lavazhiere në Lezhë. Ditët e para të punës e ka ndjerë paragjykimin e klientëve por me kohen kuptoi se puna për të është krenari jo turp. Bashkëshorti është mbështetja më e madh për të, dhe të dy bashkë punojnë 16 orë në ditë për të mbajtur tre fëmijët.
“Pasi e pashë se nuk ka punëtorë, mora bashkëshorten me vete për me mu ba krah. Ka 5 vjet që e kemi hap lavazhin dhe dora e gruas është më e kujdesshme se e mashkullit për këtë punë.
“Vështirë ishte në fillim pastaj u mësova. Nga gjendja ekonomike u detyrova dhe duhet me e bë patjetër. Punoj 16 dhe 17 orë në ditë. Në fillim më kanë parë me sy tjetër dhe më pas janë mësu me mua”.
Natyrisht të qëndrosh gjithë ditën me duar në ujë, dimër e verë nuk është e lehtë, por çifti Guqe nuk dinë të ankohen. Punojnë çdo ditë të javës për të mbajtur fëmijët dhe janë të kënaqur me biznesin e tyre të vogël, që ju siguron të ardhura për të përballuar jetesën.
“Punojmë dhe mbajmë 3 fëmijët. Ia dalim, është biznes i mirë. Lodhje normal që ka se punojmë 16 orë ne dite por fitimi është i mjaftueshëm. Kjo është punë që më tërheq shumë dhe do ta mbyll karrierën me këtë punë”.
“Unë nuk kam turp nga puna dhe do vazhdoj deri në fund ta bëj gjithmonë”.
Çifti Guqe në Lezhë është shembulli i vërtetë i sakrificës në emër të familjes...
Komente

BRAVO ALEKSA,,,,POR BLENI NJE APARAT ,,OSE NJEE LARESE AUTOMATIKE PER LARJE MAKINASJ QE FUT MAKINEN DHE MAKINA ECEN DHE LAHET VETE, ,,,KJO DO TE NDIHMOJE QE TE MERRESH ME SHUME ME FEMIJET....
Përgjigju