Më shumë se gjysmën e jetës së tij Ismail Dida, i është përkushtuar blegtorisë, për të mbajtur familjen e tij 12 anëtarëshe. Është nga të paktët blegtorë të Kukësit, që merret për gati 32 vjet radhazi me këtë fushë 60 vjeçari, nga fshati Bardhoc, kujdeset për 250 dele dhe për asnjë ditë nuk e ka ndërprerë kujdesin ndaj tyre.
“Duhet për të ngrënë si të kesh dasmë apo vdekje, këto nuk rrinë mbyllur duhen lëshuar në kullotë”, tha ai.
Ai ka angazhuar edhe djali e tij në kujdesin e krerëve I cili nuk ka preferuar të emigrojë si dy vëllezrit e tij.
“Djali i ka pasion dhe me këto ka llogarit të jetojë”, shprehet ai.
Ismaili thotë se subvencionet janë të pamjaftueshme për mbarështërimin e bagëtive ndërsa bën krahasim me Kosovën, ku blegtori merr 35 euro për krerë.
“Shteti na ndihmon fare pak, ia dalim me të ardhurat tona. Shihe Kosovën ku blegtori merr 35 euro për krerë, ne marrim 10 mijë lek (të vjetra”, tha ai.
Viteve të fundit ka rënë numri i bagëtive për shkak të largimit të banorëve ndërsa po të kishte një pikë grumbulluese mbarështrimi i bagëtive do të ishte më fitimprurëse për blegtorët ashtu si dikur në kohën e kooperativave para viteve të 90-ta.
Bravo per reportazhin. Fisi Allarajve fis i oushkes dhe i penes. Çobej qe kur nuk mbahen mend ne Kukes dhe sot me biznes super ne mes te Tiranes. Çoban sa profesion fisnik.
Përgjigju