Personazh/ Nga kimio te rënia e flokëve, Mimoza Groballi rrëfen me emocion betejën me kancerin e gjirit: Tani jeta ka tjetër vlerë

9 Tetor, 14:40| Përditesimi: 9 Tetor, 15:00

  • Share

Prej 6 vitesh, 54- vjecarja Mimoza Groballi nga Libofsha e Fierit bashkëjeton me kancerin e gjirit. Sinjalin e parë që i dha trupi e neglizhoi me shpresën se ishte kalimtare, por pasi masa tumorale në gjoks u zmadhua vendosi t’i nenshtrohej ekzaminimeve. Edhe pse sëmundja kishte avancuar, në stadin e tretë , Mimoza tregon se nuk pati frikë. Natyra luftarake dhe dashuria e pakufishme për dy fëmijët ishin motivi për të vazhduar betejën me sëmundjen .

Jeta ime mori një kthesë krejt tjetër thotë 54- vjecarja , mes spitalit, seancave të kimios, vështirësive ekonomike, paragjykimeve të bashkëfshatarëve, teksa ndalet jo pa emocion te momenti i rënies së flokëve.

“Nuk doja ta përjetoja atë moment të dhimbshëm thotë ajo, ndaj i preva flokët më parë dhe i mbaja me një shall që e lidhja shumë bukur. E kalova me sportivitet këtë fazë”, tregon Mimoza.

Në këtë betejë që nuk është vetëm fizike por dhe psikologjike, Mimoza rrëfen për mikrofonin e ‘Report Tv’ se gjeti forcën e brendshme për ta dashuruar më shumë jetën duke e bërë sa më dinamike rutinën e përditshme.

“Lexoj, bëj ecje, udhëtoj shumë dhe gjej prehje në manastirin e Shën Kozmait. Është një oaz qetësie që të jep paqe thotë Mimoza ndërsa tregon se nuk ka thënë kurrë Pse une? Pse më ndodhi mua? . Mendoj se Zoti ua jep një barrë të rëndë atyre që munden ta përballojnë”, thotë  54- vjecarja.

Me pozitivitetin që e karakterizon Mimoza Graballi të mahnit me mënyrën krejt të vecantë të përballimin të sëmundjes. Me mbështetjen e familjarëve, e veçanërisht të fëmijëve të cilët nuk e kanë lënë asnjë çast vetëm Mimoza e ka fituar betejën për jetën.

 “Jeta është e bukur dhe duhet ta jetosh ,ndaj këshillojntë gjitha gratë të kryejnë kontrolle të vazhdueshme për të kapur cdo sëmundje në fazën fillestare thotë ajo.

Tetori është muaji i dedikuar luftës kundër kancerit te gjirit. Por nuk duhet të mbetet periudha e vetme e vitit që gratë e vajzat të kujtohen për vizitat mjekesore.

R.D//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?