Atmosferë festive, ritëm dhe muzikë ka sjellë kjo e shtunë për fëmijët në Digën e Liqenit Arificial të Tiranës.
Të shoqëruar nga prindërit, ata kanë mundur të luajnë dhe të argëtohen, si dhe të ndjekin një shfaqje animacioni, ku personazhe kanë qenë personazhet e përrallave të Vëllezërve Grimm: Hirushja, Borëbardha dhe Rapunzel.
“Aktiviteti i sotëm quhet ‘On Lake Tirana’, e cila sipas skenografisë, siç mund ta shihni improvizon një televizor të vjetër, ku bashkohet me modernen, me të sotmen. Aktiviteti nuk është vetëm në kuadër të fëmijëve, është edhe për të rritur. Sa i përket shfaqjes të fëmijëve, ne sjellim disa nga veprat më të famshme të vëllezërve Grim, të cilët janë tregimtarët më të mëdhenj në botë dhe kanë prodhuar vepra, si: Borëbardha, Hirushja, Rapanzel, E bukura dhe bisha dhe shumë e shumë të tjera",- shprehet Artemis Zoga, organizator.
Aktiviteti vjen në kuadër të Javës Gjermane të Kulturës, gjatë se cilës janë parashikuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Komente
