Foto ilustruese

Humbi një pasuri prej 200 miliardë dollarësh, ja cili është personi i parë në botë

31 Dhjetor 2022, 12:07| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 12:09

  • Share

Elon Musk , në janar 2021, u bë vetëm personi i dytë në botë, pasuria personale e të cilit i kaloi 200 miliardë dollarët (i pari ishte Jeff Bezos).

Por, disa muaj më vonë , dhe konkretisht në dhjetor 2022 - ai u bë i pari (dhe i vetmi deri më sot) që arrin të humbasë të paktën 200 miliardë dollarë.

Manjati 51-vjeçar, në veçanti, pa pasurinë e tij të tkurret në vetëm 137 miliardë dollarë të premten, ndërsa aksionet e Tesla -s vazhduan trajektoren e tyre në rënie, duke u zhytur gati 70% gjatë 12 muajve të fundit.

Që nga nëntori 2021, llogaria bankare e Elon Musk përmbante 340 miliardë dollarë. Kjo do të thotë se në vetëm 13 muaj ai humbi 203 miliardë dollarë në asete . Një shumë e paimagjinueshme parash, e cila i “fitoi” titullin e njeriut më të pasur në botë (tashmë është Bernard Arnault i LVMH).

Në çdo rast, humbja është e lidhur pazgjidhshmërisht me aksionet e Tesla-s , të cilat pësuan një tronditje të madhe në vitin 2022, me kapitalizimin e saj të tregut që u tkurr me të paktën 600 miliardë dollarë.

Duhet theksuar se pjesa tjetër e gjigantëve të teknologjisë, si Apple, Microsoft, Amazon dhe Alphabet, shënuan humbje të një gamë të ngjashme, e cila i atribuohet politikës së shtrënguar monetare dhe frikës së një recesioni të ardhshëm.

Kompanitë e teknologjisë, në fund të fundit, shihen si më të cenueshmet ndaj perspektivës së një tkurrjeje të PBB-së, pasi vlera e tyre aktuale e tregut të aksioneve bazohet kryesisht në perspektivat e fitimeve të ardhshme.

Për sa i përket Tesla -s , përveç frikës së rënies së të ardhurave, ajo i kërkohet të menaxhojë edhe konkurrencën në rritje , pasi gjithnjë e më shumë kompani depërtojnë në fushën e lëvizshmërisë elektrike, duke fituar pjesë të konsiderueshme të tregut.

Ndërsa ai duhet të "komandojë" të gjitha këto sfida, Musk bëri një lëvizje të pakuptueshme, për shumë duke blerë në tetor 100% të Twitter për 44 miliardë dollarë . Madje ai e vuri veten në krye të kompanisë, duke vendosur të mbante dy shalqinj në të njëjtën sqetull.

Miliarderi amerikan, për të financuar blerjen në fjalë, shkoi në një breshëri shitjesh të aksioneve të Tesla-s, në të cilën tani kontrollon 13.4% (ai zotëron edhe 42.2% të SpaceX), gjë që padyshim tronditi tregjet dhe intensifikoi likuidimet.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?