Motra Andre

Gruaja më e vjetër në Evropë mposht COVID-19, murgesha do të festojë ditëlindjen e saj të 117-të

10 Shkurt 2021, 11:17| Përditesimi: 10 Shkurt 2021, 11:25

  • Share

Një murgeshë 116-vjeçare, personi më i vjetër në Evropë i ka mbijetuar infektimit të COVID-19 dhe po pret të festojë ditëlindjen e saj të 117-të të enjten.

Mediat franceze raportojnë se Motra Andre u konfirmua pozitive me COVID-19 në mes të janarit.

Unë nuk e dija se isha e infektuar me koronavirus”, tha murgesha për një gazetare e cila po e intervistonte.

Pavarësisht se është e verbër dhe lëviz me një karrocë, ajo nuk u tremb nga virusi por është treguar mjaft pozitive në këtë sfidë që i doli përpara dhe e kaloi me sukses.

Murgesha tani është shëruar plotësisht nga virusi dhe i është lejuar të marri pjesë në meshë.

 

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?