Kryeministri Edi Rama

Politikë

Perspektivë e re punësimi në tregun online, Rama jep lajmin e mirë për të rinjtë: Mandati tretë nivel tjetër edukimi

9 Shtator 2021, 11:24| Përditesimi: 9 Shtator 2021, 11:28

  • Share

Në vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një mundësi aplikimi online në një nga shkollat më të famshme, e Silicon Valley, Holberton School, cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria.

Çfarë do të thotë kjo? Që çdo person interesuar përmes vetëm një “click-u” mund të t'ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe.

Kryeministri është shprehur se duke krijuar kushte e mundësi të reja Shqipëria në 2030 do të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale.

Rama në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ka publikuar faqen zyrtare të shkollës në San Francisko, SHBA ku mund të bëhet edhe aplikimi.

“Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinjtë”, shkruan Rama në fund.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?