Përtej futbollit! Çfarë u pa në ndeshjen që do të mbahet mend në histori si e para në 'Arena Kombëtare'

10 Nëntor 2019, 21:25| Përditesimi: 10 Nëntor 2019, 21:57

  • Share

TIRANE - Në ndeshjen e parë në stadiumin "Arena Kombëtare" Vllaznia-Apolonia, nuk foli fusha e blertë, por tribunat. Tifozët, edhe pse në këtë rast më tepër ishin si spektakor, ishin më të interesuar se si dukej stadiumi sesa loja e vajzave të Vllaznisë dhe Apolonisë.

"Bukur ka dalë", "duket si jashtë shtetit" ishin frazat që dëgjoheshin më së shumti gjatë 90 minutave.

Sigurisht nuk kishin si të mungonin edhe fotot, që menjëherë postoheshin në rrjetet sociale me hashtagun #ArenaKombëtare.

Të rinj, të moshuar, të vegjël ishin ulur për herë të parë në stolat kuqezi që duket se i ftonin dhe krijuan një atmosferë krejtësisht tjetër nga ajo që shihet rëndomë në stadimet shqiptare ku fatkeqësisht nuk mungojnë sharjet ndaj lojtarëve apo arbitreve, (për informacione shtesë këto të fundit të gjitha vajza).

Muzikë që buçiste në fillim, pushim dhe fund ndeshjeje, spektakël dritash, masa të rrepta sigurie dhe futboll i bukur, jashtë pritshmërive të kujtdo.

Megjithatë përtej shkëlqimit të fushës, rruga që të çonte drejt fushës dhe tribunave, ajo që ofroi Arena Kombëtare në ambientet e saj të brendshme ishte panoramë e stadiumit ende të papërfunduar që pritet të jetë gati në ndeshjen zyrtare inauguruese Shqipëri-Francë për eliminatoret e "Euro 2020".

Punimet nuk kanë përfunduar krejtësisht, edhe pse kjo nuk ia zbehu bukurinë stadiumit apo entuziazmin e tifozëve. Sa i përket këtyre të fundit, u "bërtit fort" se të pranishëm do të ishin mbi 10 mijë tifozë, por një pjesë e madhe e tyre u detyrua të kthehet mbrapsht pasi nuk ishin të mirëinformuar se si mund të pajiseshin me biletë, edhe pse ishin falas.

Si përfundim në stadium ishin rreth 7000 persona.

Sa i përket aspektit sportiv, kjo ndeshje foli për Vllazninë, që do të mbahet mend në histori si skuadra që fitoi ndeshjen e parë në "Arena "Kombëtare".

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lavdi Qemal Stafes: 10/11/2019 23:51

    Stadiumi e kaloi testin kurse fusha qe ne ndeshjen e pare jo bari ne disa pjese te saj shkulej nga lojtaret vajza qe u ndeshen sonte.

    Përgjigju
  • Papagalli: 10/11/2019 23:45

    Qe ketej e tutje stadiumi nuk do te quhet me "Arena Kombetare" por Duka Dervishi Air Albania Stadium

    Përgjigju
    • Eriiiii: 12/12/2023 18:34

      Super

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?