Klodian Bajraktari dhe skuadra ku ai është arbitër

Përtej hekurave, shqiptari i burgosur në Itali bëhet arbitër i një skuadre Rugby: Kush ka thyer rregullat në jetë duhet t'i zbatojë ato në lojë

29 Tetor 2023, 08:48| Përditesimi: 29 Tetor 2023, 09:01

  • Share

Shqiptari Klodian Bajraktari, ndërsa vuan dënimin në një prej burgjeve të Itali ka mundur që të bëhet arbitër i një skuadre Rugby.

 Ai debutoi në këtë sport me top oval ndërsa ishte pas hekurave falë një programi rehabilitimi. Ndeshja e tij e parë si arbitër ishte me Cus Torino- Biella.

 “Më herët jam marrë me boks dhe futboll, por tani u pasionova pas këtij sporti. Për adrenalinën dhe kontaktin fizik dhe sepse është vërtet një sport kolektiv”.

 Klodiani nuk flet shumë por, ka një vështrim të thellë dhe të vëmendshëm. Ai thotë se në ditët e para preferonte të rrinte vetëm, por Rugby e ndryshoi dhe e bëri që të socializohej më shumë.

“Tani më pëlqen të jem pranë njerëzve. Rugbi është një sport i bukur, por nuk është i lehtë. Ka shumë rregulla për t'i mësuar dhe zbatuar”, ka thënë ai, siç shkruajnë mediet italiane.

Për të hyrë në skuadrën që përbëhet nga të dënuar të cilët kanë rrezikshmëri të ulët Klodianit fillimisht i është dashur të kalojë një sërë përzgjedhjesh dhe vlerësimesh.

“Kushdo që ka thyer rregullat në jetë duhet t'i zbatojë ato në lojë”, është slogani i kësaj nisme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?