Peru

Peru, Kongresi bllokon propozimin për zgjedhje të reja brenda vitit 2023

4 Shkurt 2023, 21:40| Përditesimi: 4 Shkurt 2023, 21:42

  • Share

Në Peru, ligjvënësit bllokuan edhe një herë përpjekjen e presidentes së vendit për të zhvilluar zgjedhje të parakohshme brenda vitit 2023.

Një proces i shpejtë zgjedhor po kërkohen edhe nga qytetarët e vendit, të cilës kanë vazhduar protestat lidhur me këtë çështje. Por Kongresi ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, dhe në ndryshim, ka zhvendosur zgjedhjet e planifikuara për vitin 2026, për në prill të 2024.

Propozimi i Presidentes Dina Boluarte mbi zgjedhjet u refuzua nga një komision i Kongresit mbi çështje teknike, përpara se të debatohej mbi të edhe në seancë plenare.

Peruja është përfshirë nga një krizë që nga fillimi i muajit dhjetor, kohë kur Presidenti i atëhershëm Pedro Castillo, u arrestua për shkak të përpjekjeve për të shpërndarë Kongresin, e qeverisur vendin përmes dekreve. Zonja Bouluarts, shërbente si nënpresidente në administratën Castillo.

Me dhjetra njerëz janë vrarë gjatë protestave pothuajse të përditshme që kanë përfshirë vendin që nga arrestimi i zotit Castillo./VOA

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?