Kokaina dhe eurot e sekuestruara shqiptarit

Bota

Perugia/ Do shiste 30 pako me kokainë, arrestohet 44-vjeçari shqiptar

4 Janar, 18:43| Përditesimi: 4 Janar, 18:46

  • Share

Itali- Policia italiane ka ndaluar një tjetër shqiptar në Perugia, i akuzuar për përfshirje në trafik droge.

Operacioni antidrogë u finalizua me prangosjen në flagrancë të 44-vjeçarit, me akuzën për posedim me qëllim shpërndarje droge.

Gjatë kontrollit fizik nga efektivët, atij iu gjetën 30 pako të vogla me kokainë, të fshehura në vende të ndryshme të mjetit, në trup dhe banesë.

Gjithashtu në kontrollin e mëvonshëm në shtëpi, karabinierët gjetën materiale paketimi, tre telefona celularë si dhe rreth 900 euro para të thata, që dyshohen si të ardhura nga aktivitetet e shitjes së drogës, informoi media e vendit fqinj.

Gjykata e Perugia ka vleftësuar arrestin si të ligjshëm, duke dhënë paraburgim dhe ky është shqiptari i dytë i arrestuar me drogë në 24 orët e fundit në këtë rajon.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?