Karabinierët e Perugia

Bota

Perugia/ Ndjekje si në filma, ‘piloti’ shqiptar garë të çmendur për arratisje, hedh kokainën nga dritarja e makinës! E kishte fshehur në vezë ‘Kinder’

25 Shkurt, 08:21| Përditesimi: 25 Shkurt, 08:23

  • Share

Itali- Një 34-vjeçar shqiptar u kap në ndjekje policore në Perugia, teksa tentoi të arratisej me makinë, në një ndjekje të ngjashme si në filma.

Ndjekja filloi përgjatë ‘Via dei Filosofi’ dhe përfundoi në ‘Via della Pallotta’ për disa kilometra, ku karabinierët e ndaluan. 

I riu drejtonte një veturë tip “Citroen C4”, teksa në bordin e saj mbante edhe kokainë të paketuar e të ndarë në doza gati për shitje. Në ndjekje e sipër, sipas policisë, ai hodhi nga dritarja e makinës një vezë ‘Kinder’, brenda së cilës kishte edhe 11 doza kokainë dhe një kuti me 16 doza të tjera. 

Droga u gjet më vonë nga Karabinierët, edhe falë kamerave të sigurisë, informon media. Në total, rreth 12 gramë kokainë. Shqiptari u arrestua, kurse gjyqtari i çështjes urdhëroi ndalimin e qëndrimit në Umbria.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?