Perugia- Karabinierët e Perugia arrestuan në flagrancë një 29-vjeçar shqiptar, i akuzuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim tregtimin.
Kanë qenë lëvizjet e dyshimta të shqiptarit me mjetin e tij në zonën e San Markos që vunë në lëvizje efektivët me patrullat e tyre.
Në pamundësi për të shpjeguar saktësisht se ku po shkonte dhe duke shfaqur shenja nervozizmi gjatë kontrollit, i riu ngjalli dyshimet e karabinierëve, të cilët më pas vendosën të kryenin kontrollin personal dhe të automjetit me iniciativën e tyre, duke i gjetur atij 10 doza kokainë dhe gjithsej 7 gramë, informon media italiane.
Për këtë arsye shqiptari është arrestuar, kurse Gjykata e Perugia dha masën e detyrimit për paraqitje dhe pas përfundimit të procesit, dëbimin e tij nga vendi.