Kryebashkiaku Veliaj me Stephan Optiz

Përurimi i 5 godinave në Qytetin Studenti, drejtuesi gjerman i Bankës KfW, Stephan Opitz: Konviktet e reja në Tiranë, me kushte më të larta se ato në Berlin

30 Tetor, 17:55| Përditesimi: 30 Tetor, 17:56

  • Share

1730307407_veliajdheopitz.jpg

Gjatë përurimit të pesë godinave të reja që i shtohen “Qytetit Studenti” në Tiranë, përfaqësuesi i Bankës për Zhvillim KfW, Stephan Opitz tha se konviktet e reja janë me standarde më të larta edhe se konviktet në Berlin.

"Tani që shoh standardet, me të vërtetë ndihem pak xheloz; mbaj mend kur qëndroja në konvikt në Berlin, kur fillova studimet, kjo në fakt është shumë herë më e suksesshme në standarde. Pra, ju të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme", u shpreh ai.

Bashkia e Tiranës, e mbështetur nga qeveria gjermane, përmes bankës KfW, ka transformuar një pjesë të madhe të konvikteve në Qytetin Studenti, punë e cila po vijon edhe me objektet e tjera.


Lajmi kryesor:

Përurohen godinat e reja në 'Qytetin Studenti', Veliaj: Me kushte shumë herë më të mira dhe rezervim online në app 'Tirana ime'


G.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?